7 'gjilpërat' që do t'jua shfryjnë barkun para se të zhvisheni në bikine

  • 11 June 2019 - 09:17
7 'gjilpërat' që do t'jua shfryjnë barkun para se të zhvisheni në bikine

Megjithëse jeni mbuluar nga djersët dhe i jeni përkushtuar regjimit të fortë të ushqyerit, edhe më tutje para se të zhvisheni në kostumet e larjes ju mundon një situatë aspak e këndshme, ajo e stomakut të fryrë. Zgjedhja për shmangien e fryrjes fshihet në disa zgjidhje ekspres, të cilat sikurse një gjilpërë do ta shpërthejnë 'tullumbacen' dhe do ta rrafshojnë stomakun

BANJË ME KRIPË TË HIDHUR

Kripa e hidhur aplikimin e saj popullarizues e ka si shtesë në banjat e njelmëta. Dy gota me rreth 400 gramë kripë të hidhur në vaskën përplot me ujë të ngrohtë do t'ju relaksojë, e kjo banjë shkakton djersitjen, që është mënyrë e mirë për largimin e lëngjeve shtesë, helmet dhe celulitin nga trupi.

ZVOGËLIMI I PORCIONEVE TË PERIMEVE

Dihet që ushqimi i njelmët dhe pijet e gazuara shkaktojnë fryrjet, por edhe midis ushqimeve të shëndetshme fshihen shkaktarë të barkut të fryrë. Brokoli dhe lulelakra, shkaku i fibrave, fryjnë barkun, prandaj duhet t'i shmangni apo ta zvogëloni porcionin tuaj.

OMËLETË NGA TË BARDHËT E VEZËVE

Para shkuarjes në plazh, hani omëletë me të bardhët e vezëve, i cili vepron si diuretik. Pos kësaj, do të fitoni një dozë me proteina, që do t'ju mbajnë të ngopur gjatë gjithë ditës në plazh.

SHMANGINI PIJET E GAZUARA!

Shmangni gjithçka që përmban dyoksid karboni, siç janë pijet e gazuara, pasi ai është fajtori kryesor për shtimin e gazrave. Freskinë mund ta gjeni në shumë pije të shëndetshme, si çaji i akullt apo uji me vitamina.

PËRTYPJA E NGADALSHME E USHQIMIT DHE PIJEVE

Konsumimi i shpejtë i ushqimit dhe pijeve shkakton depërtimin e tepërt të ajrit dhe shkakton fryrje. E, në mënyrë që ta shmangni këtë, ushqimin konsumojeni më ngadalë, me kafshata të vogla dhe duke i përtypur mirë. Pas shujtës sugjerohen së paku pesë minuta t'i kaloni në lëvizje, në mënyrë që ta filloni tretjen e ushqimit.

SHMANGIA E PEMËVE SI DESERT

Pemë në vend të një pjese të tortës me çokollatë, përfundimisht është zgjedhje e mirë për trupin, por efekti të cilin e shkaktojnë pemët pas shujtës nuk është aspak i këndshëm. Në fakt, pemët shumë shpejt depërtojnë përmes sistemit tretës, shkaku i ujit dhe sheqernave, prandaj nëse keni konsumuar ushqim më të rëndë do t'i nevojiten orë të tëra për tu tretur

DRITHËRAT E PËRZIERA NË UJË

Drithërat si farat e lirit dhe frutat me lëvozhgë të fortë janë burim i proteinave, fibrave dhe shumë vitaminave. Por, mënyra jo efikase apo e gabuar e tyre mundet të shkaktojë fryrje aspak të këndshme. Zgjidhja e vetme brenda natës që do ta gjeni është konsumimi i ujit me limon apo me pak uthull.

(Kosova Sot Online)