Këshilla të bukurisë, të cilat ju kursejnë para

  • 12 qershor 2019 - 10:43
Këshilla të bukurisë, të cilat ju kursejnë para

Këshillat e reja të bukurisë janë gjithmonë të mirëseardhura, sidomos nëse ato kanë të bëjnë me krijimin e produkteve të bukurisë me duart tuaja. Për të shikuar se si mund të përfitoni një dukje madhështore, duke mos shpenzuar shumë para, shikoni këshillat që i kemi renditur më poshtë

SYTË 'SMOKEY'

Sytë 'smokey', përveçqë janë në modë, ofrojnë një dukje shumë tërheqëse. Për të arritur sa më lehtë grimin e syve 'smokey', përdorni laps me ngjyrë të kaftë për të krijuar disa vija në kapakun e syrit dhe më pas, përmes gishtit tregues, turbulloni këto vija derisa të arrini dukjen e përkryer.

BUZËT 3D

Kombinoni një buzëkuq me ngjyrë mat me një hijezues të syve për të krijuar buzë të tilla që duken tridimensionale.

'EYELINER'-I I BARDHË

Përdorni 'eyeliner'-in me ngjyrë të bardhë si bazë para çdo 'eyeliner'-i tjetër, nëse dëshironi që ngjyra e 'eyeliner'-it përfundimtar të jetë më rrezatuese.

BËNI QË PARFUMI TË ZGJATË MË SHUMË

Nëse jeni adhuruese e parfumeve, e nuk besojmë që nuk jeni, atëherë me shumë gjasë do të dëshironit që aroma e parfumit tuaj të zgjat më shumë. Për të arritur një gjë të tillë, ju duhet të dini se ku duhet të aplikoni parfumin. Në mënyrë që aroma e parfumit të zgjatë për gjatë gjithë ditës, vendosni pak parfum në pjesën e pasme të veshit, në kyçin e dorës, në pjesën e përparme të bërrylit, në qafë dhe në pjesën e pasme të gjurit.

PËRDORNI KARTELË PËR T'U MBROJTUR NGA MASKARA

Nëse jeni lodhur nga pikat e maskarës në kapakun e syve, atëherë duhet të gjeni një mënyrë për t'i evituar ato. Më së miri është të përdorni një kartelë të vjetër, të cilën e vendosni në pjesën e pasme të qerpikëve para se të aplikoni maskarën. Kartela do të ndalë pikat e padëshirueshme të maskarës dhe kapakët e syve nuk do të përlyhen.

APLIKONI 'SHERK'-un NË FORMË TREKËNDËSHI '

Sherk'-u nganjëherë është pjesa më e komplikuar e grimit, pasi që, nëse ai nuk aplikohet në mënyrë të rregullt, mund të paraqesë një sërë probleme. Për të evituar problemet e tilla, vendosni 'sherk'-un në formë trekëndëshi, duke filluar nga skaji i syrit, dhe do të fitoni shtresën e dëshiruar të 'sherk'-ut.

VASKA QETËSUESE

Krijoni vetë përbërësit e vaskës suaj nëse dëshironi të fitoni një lëkurë më të butë. Në vaskë, përveç ujit, preferohet të hidhet sodë e bukës dhe vaj esencial, llojin e vajit esencial mund ta përzgjidhni vetë.

JOGURTI QETËSON LËKURËN

Nëse pa qëllim e digjni lëkurën tuaj me hekurin për drejtim të flokëve, atëherë vendosni jogurt të pastër në pjesën e djegur të lëkurës dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Jogurti, përveçqë qetëson dhembjen, ndihmon edhe në largimin e skuqjes.

(Kosova Sot Online)