6 gjërat, të cilat qetësojnë të djegurat nga dielli

  • 13 June 2019 - 10:29
6 gjërat, të cilat qetësojnë të djegurat nga dielli

Gjërat, të cilat qetësojnë të djegurat nga dielli është mirë t'i keni afër, sidomos tani që vera po na djeg me rrezet e ngrohta të diellit. Nëse digjemi pak, apo edhe shumë, atëherë duhet të brengosemi. Në ndërkohë, përdorni disa nga gjërat që jua shpalosim më poshtë, për ta qetësuar djegien e herën tjetër duhet të keni më kujdes.

ALOE-VERA

Shumicën e kohës e kam kaluar në Feniks, ndërsa që në kopshtin pas shtëpisë kemi pasur një bimë aloevera. Dukej shumë e bukur, por gjithsesi se ishte e përdorshme edhe kur skuqemi tepër nga dielli. Nëse edhe ju keni një të tillë, merrni gjethen e saj, e shtrëngoni paksa për ta lëshuar lëngun e saj. Shpërndajeni nëpër vendet e djegura dhe ajo do ta qetësojë djegien nga dielli.

UJI I FRESKËT

Uji me akull nuk do të ketë ndonjë dobi, por uji i freskët mund të ofrojë lehtësim. Futuni në banjë me ujë të freskët, jo tepër të ftohtë, qëndroni aty për disa minuta, ndërsa që efekti i ujit do të vërehet pas pak minutave. Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe më e lehtë, për ta ndier veten më rehat, pasi që jeni skuqur nga rrezet e forta të diellit.

ÇAJI I GJELBËR

Ngjashëm sikurse edhe uji, edhe çaji i gjelbër ofron shumë përfitime për të gjithë ata që janë djegur në diell. Sipas ekspertëve nga revista 'Best Health', çaji i gjelbër redukton dëmtimet e bëra nga rrezet ultravjollcë, që do t'ju bëjë të ndiheni shumë më rehat. Zieni çajin e gjelbër, ftoheni ngadalë, e më pas ashtu të lëngshëm e hidhni në hapësirat e djegura.

KREMI 'HYDROCORTISONE'

Kremi 'hydrocortisone' ka efektin e tij në disa lloje të problemeve. Gjithsesi se duhet ta mbani një me vete, gjatë gjithë kohës. Jo vetëm se kremi ndihmon lëkurën e prekur nga njollat shkaktuar nga ekzema, por gjithsesi se dhimbjet që janë shkaktuar si pasojë e rrezeve të diellit i bën të qetësohen.

UTHULLA

Uthulla është e shkëlqyeshme kundër të djegurave nga dielli, pasi që lehtëson disa nga dhimbjet që shkaktohet nga njollat. Është alternativë e mirë për të gjithë ata që hezitojnë të marrin ilaçe. Mund ta përdorni duke thithur uthullën me një sfungjer apo të bëni një banjë me të, duke shtuar pak uthull në vaskën e mbushur me ujë.

LOSIONI

Losioni juaj i preferuar natyrisht se nuk do t'i largojë djegiet apo të skuqurat nga dielli, por natyrisht se do t'ju bëjë të ndiheni më mirë. Jo vetëm se e freskon dhe ftoh lëkurën tuaj, por ju ndihmon t'i kontrolloni të kruarat.

(Kosova Sot Online)