Mënyra natyrale për zbardhje të flokëve

  • 13 June 2019 - 18:51
Mënyra natyrale për zbardhje të flokëve

Nëse shkoni në det, flokët me siguri do t'ju zbardhen nën ndikimin e diellit dhe kripës së detit, e ne jua sjellim edhe disa mënyra me të cilat mund t'i zbardhni flokët në mënyrë natyrale për dy deri në tri nuanca Me limon Këtë procedurë mund ta bëni edhe në plazh ose pishinë. E përzini lëngun e freskët të limonit me ujë të ngrohtë, në raport 1:1.

Mund t'ia shtoni edhe ndonjë pikë të vajit të ullirit. Më pas përzierjen e aplikoni në flokë dhe e lini që të qëndrojë së paku për gjysmë ore në diell. Me kamomil Në çajin nga kamomili e shtrydhni limonin e më pas atë e aplikoni në flokë dhe e thani në diell. Sikur në rastin me limon, rrezet e diellit do ta rrisin efektin e kamomilit në zbardhjen e flokëve. Kanella për nuanca më të errëta Nëse keni flokë të errët, për zbardhje përdorni kanellë, në mënyrë që t'i shmangni nuancat e portokallta që mund të paraqiten nëse për zbardhje përdorni limon. Kanella mund t'i zbardhë flokët edhe për deri në tri nuanca, e përveç kësaj edhe i hidraton dhe i bën më të butë e më të lëmuar. Tri lugë të vogla me kanellë i përzini me regjenerues dhe me të i fërkoni flokët. Më pas në kokë e vendosni një kapelë dushi ose një qese dhe e lini që të veprojë për katër orë, para se ta shpëlani. Zbardhja e flokëve me mjaltë Mjalti gjithashtu i zbardhë flokët.

Mund ta shtoni në përzierjen me kanellë, por edhe në atë me limon. I përzini regjeneruesin, tri lugë të plota me kanellë të bluar dhe 100 mililitra mjaltë, më pas, e mbuloni enën dhe e lini që të qëndrojë për gjysmë ore në temperaturë të dhomës. Gjatë asaj kohe i lani flokët, i thani me peshqir dhe i krihni. Më pas, përzierjen e aplikoni në flokë dhe e mbuloni me kapelë dushi ose qese. Për gjysmë ore flokët mund t'i ngrohni me tharëse ose të dilni në diell. Pas ngrohjes, përzierjen e lini që të veprojë për 3-4 orë e më pas e shpëlani. 

(Kosova Sot Online)