Ushqimet që duhen shmangur para se të shkoni në plazh

  • 14 qershor 2019 - 08:52
Ushqimet që duhen shmangur para se të shkoni në plazh

Nëse jeni duke u përgatitur të shkoni për pushime verore dhe planifikoni që këtë pushim ta kaloni në plazh, ja disa artikuj, të cilët do të duhej t'i shmangnit nëse nuk dëshironi probleme me tretjen

PIJET E GAZUARA

Para se të shkoni në plazh, shmangni të gjitha llojet e pijeve të gazuara, pasi që me siguri konsumimi i tyre do të shkaktojë fryrje në stomak.

USHQIMI I NJELMËT

Edhe pse ndoshta nuk do të shkaktojë fryrje në stomak, ushqimi i njelmët shkakton mbajtjen e lëngjeve në organizëm. Pikërisht për këtë arsye përcaktohuni për ushqimin i cili posedon më pak natrium.

PERIMET NGA FAMILJA E LAKRORIT

Edhe pse lulelakra, lakra dhe brokoli janë ushqime të shkëlqyeshme për të humbur peshë, nuk sugjerohet që t'i hani para se të shkoni në plazh, sepse shkaktojnë fryrje në stomak.

ÇAMÇAKËZI

Tingëllon krejt pa rrezik, por çamçakëzët në fakt mund të shkaktojnë fryrje në stomak, pasi duke e përtypur atë do të përpini sasi të mëdha të ajrit.

PIJET E ËMBLA

Nëse jeni adhurues i madh i pijeve të ëmbla dhe koktejeve në plazh, mendojeni edhe njëherë: midis sheqerit natyral dhe ëmbëltuesve të cilët gjenden në këto pije, niveli i lartë i fruktozës mundet të shkaktojë fryrje.

PRODHIMET E QUMËSHTIT

Nëse nuk keni kurrfarë tolerance karshi laktozës, shmangini prodhimet e qumështit para se të shkoni në plazh. Shkaktojnë fryrje dhe probleme tjera në lukth.

(Kosova Sot Online)