Shamponi me sodë buke që jua shpëton flokët

  • 14 June 2019 - 18:51
Shamponi me sodë buke që jua shpëton flokët

Popullariteti i sodës së bukës është duke u rritur çdo ditë dhe shkencëtarët vazhdimisht janë duke i dëshmuar vetitë shëruese që i ka.

Në mesin e shumë vetive të mira, soda e bukës duket se e përmirëson edhe kualitetin e flokëve.

Soda e bukës mund t’i pastrojë flokët nga çfarëdo mbetje nga shamponi apo zbutësi dhe i bën flokët më të ndritshëm vetëm pas pak përdorimeve.

Receta

Përziejeni sodën e bukës me ujë në proporcion 1:3 në një shishe të vogël.

Dozën mund ta rregulloni varësisht nga gjatësia e flokëve.

Aplikojeni shamponin e fituar në flokë të lagur. Filloni nga rrënjët e deri në fund. 

Lëreni produktin në flokë 3 minuta dhe pastaj pastroni flokët.

Në fillim është e vështirë t’i pastroni flokët pa shkumë, por keni durim dhe pritni rezultatet finale.

Në mënyrë që t’i largoni mbetjet e sodës së bukës, pastrohuni me ujë të ngrohtë.

(Kosova Sot Online)