Si t'i mbroni flokët nga rrezet ultravjollcë?

  • 15 June 2019 - 08:19
Si t'i mbroni flokët nga rrezet ultravjollcë?

Aloe vera, vaj selami dhe vitamina

'E' si, mbrojtës natyralë, krijojnë shtresën mbrojtëse në sipërfaqe, duke parandaluar depërtimin e rrezeve ultravjollcë, të ënjturat dhe tharjen e flokëve ALOE VERA Aloe vera bllokon rrezet e dëmshme ultravjollcë dhe mbron flokët nga dielli.

Parandalon tharjen e qimeve dhe ushqen flokët duke parandaluar pëlcitej e saj, e cila verës ndodh shpeshherë shkaku i dehidrimit. Më së miri do të ishte të përdorni xhel nga aloe vera, t'iu bëni masazh flokëve dhe t'i lini të veprojë për 15 minuta. Më pas flokët shpëlajini me ujë të ftohtë.

Çaji i gjelbër

Ngjashëm sikurse edhe aloe vera, çaji i gjelbër ka të njëjtit ekstrakte. Ai është i pasur me katehinë, që mbron nga rrezet ultravjollcë dhe shpeshherë përdoret në kremrat për rrezitje. Formon një shtresë mbrojtëse dhe parandalon depërtimin e rrezeve të diellit. Së pari duhet ta zieni çajin e gjelbër, e lini të ftohet e më pas i shpëlani flokët me të. Në flokët e lagura duhet vendosur një kapelë mbrojtëse dhe ta lini të veprojë 15 deri 20 minuta para shpëlarjes.  

Vaji i sezamit

Pos se mbron flokët nga rrezet e diellit dhe parandalon ënjtjet, vaji i selamit flokët i bën më të butë dhe i bën të shkëlqejnë. Nuk kërkon mund për ta përgatitur, mjafton disa pika t'i vendosni në një enë dhe t'i vendosni në flokë. Vaji i sezamit mund të përzihet me vaj kokosi dhe bademi. VAJI I KOKOSIT Ky vaj mbron nga rrezet ultravjollcë dhe bllokon rreth 20 për qind të rrezeve. Ky vaj është ilaç i shkëlqyeshëm, sepse hidraton majat e flokëve dhe parandalon tharjen. Mjafton që disa pika të vendosen në krehër dhe t'i krihni flokët.

Vitamina E

Vitamina E është mbrojtës natyral nga rrezet e diellit dhe aleat i flokëve të bukur. Sprejin edhe ju mund ta bëni në shtëpi. Merrni dy apo tri tableta, i imtësoni dhe i përzieni me ujë, e më pas i vendosni në flokë të lagur.