Shiritat janë në trend: Si ti kombinoni në mënyrën më të mirë?

  • 15 June 2019 - 14:37
Shiritat janë në trend: Si ti kombinoni në mënyrën më të mirë?

Rrobat me shirita shpeshherë nuk i përshtaten figurës së trupit, mirëpo, me një stil të mençur dhe disa këshilla të mira, rrobat me shirita jo vetëm se do ta 'përqafojnë' figurën tuaj, por edhe do t'ju transformojnë në një veshje trendi dhe shumë tërheqëse. Me rëndësi është ta njihni trupin tuaj dhe të dini se cili model ju përshtatet më së miri.

VISHUNI NË BAZË TË FORMËS SË TRUPIT!

Të gjithë ne e dimë se rrobat me shirita mund ta zgjerojnë e nganjëherë edhe ta theksojnë atë që ne nuk do të dëshironim të theksohej, por këtë gjithsesi se mund ta përdorni në dobinë tuaj. Nëse nuk jeni aq të theksuar në hapësirën përreth gjoksit, përcaktohuni ta vishni një bluzë me mëngë të shkurta me shirita horizontal. Nëse dëshironi të shtoni më shumë volum prapanicës së rrafshët, përcaktohuni për një xhaketë me shirita. Po ashtu, shiritat vertikalë mund të ndihmojnë në zgjatjen e trupit, që do të thotë se fustanet apo pantallonat me motive si këto gjithsesi mund t'ju shërbejnë. 

GJERËSIA E SHIRITAVE

Sa më të gjerë shiritat, më shumë do të bien në sy dhe më shumë njerëzit do të përqendrohen aty, kjo do të thotë se me shirita të gjerë do të dukeni për mrekulli. Sa më të ngushtë që janë shiritat, syri do ta ketë më të vështirë të përqendrohet në vetëm një linjë, që do të thotë se linjat e tilla horizontale mund të ndikojnë në lëvizjen e syve poshtë lartë, në vend të majtas djathtas, e kjo ju bën të dukeni më të bukura dhe më të dobëta në peshë.

FILLONI ME DETAJE TË VOGLA

Nëse edhe më tutje nuk jeni bindur se shiritat janë përzgjedhja juaj e duhur, provoni t'i vishni si pjesë shtesë në modë, si në atlete, çantë dore apo në ndonjë shami. Kështu me vete do ta keni detajin më të popullarizuar këtë verë dhe do të jeni në trend.

KOMBINONI NGJYRAT E SHIRITAVE!

Shiritat nuk kanë pse të jetë vetëm dyngjyrësh, pasi që për momentin shiritat trendi vijnë në shumë ngjyra, pa marrë parasysh a kemi të bëjmë me bluzë, xhaketë apo fustan.

KUJDES NË EKUILIBËR!

Te shiritat kujdesuni njëjtë sikurse edhe ndaj detajeve të tjera, ato janë për ta theksuar kombinimin e veshjes tuaj e jo të mbizotërojnë. Nëse keni bluzë apo xhaketë me shirita, atëherë kombinojeni me pantallona apo me fustane me një ngjyrë. Nëse keni vendosur për fustan me shirita, atëherë pjesa tjetër e veshjes le të jetë neutrale. Kombinimi i detajeve nuk përjashtohet, por varet nga detajet. Ngjyra e bardhë dhe e zezë janë ndër më të shpeshtat, por dallimin duhet ta bëni në modele. 

(Kosova Sot Online)