Maska me dy përbërës për trajtimin e flokëve në plazh

  • 16 June 2019 - 08:10
Maska me dy përbërës për trajtimin e flokëve në plazh

Ashtu si lëkura, flokët tanë, sidomos në verë, kanë nevojë për mbrojtje nga dielli dhe hidratim. Me ajrin e nxehtë, rrezet e diellit, detin, flokët tanë thahen, dobësohen dhe prishen. Për hidratimin dhe mbrojtjen nga dielli, ekziston një maskë shtëpie, e lehtë për t’u përgatitur dhe mjaft efektive.

Për maskën e flokëve kundër diellit na duhen vetëm dy përbërës: Qumësht kokosi dhe 1 avokado.

Dy frutat, i gjeni në supermarket dhe madje edhe qumështi i kokosit mund të ruhet në kanaçe në mënyrë që ne lehtë të bëjmë maskën tonë kundra diellit!

-1 avokado e pjekur

-1 filxhan qumësht kokosi

Udhëzimet e përgatitjes për maskën e flokëve kundër diellit:

E qërojmë avokadon dhe heqim farën. E bëjmë pelte, shtojmë qumështin e kokosit dhe e përziejmë mirë. Maska e flokëve kundër diellit është gati për t’u përdorur. Përhapeni maskën mbi gjatësinë e flokëve dhe lidheni atë në forme koce. Nëse duam, mund t’i mbyllim ato me një letër alumini, për shkak të nxehtësisë që shkaktojnë, ushqyesit e avokados dhe kokosit do të depërtojnë thellë në flokë. Lëreni në flokë, për rreth 15 minuta dhe pastaj lajini butësisht me shampo.

Përfitimet e avokado për flokët:

-Ai është i pasur me yndyra të mira, kalium, vitamina B, vitaminë E dhe vitamina K.

-Avokado, është një filtër natyral ndaj diellit dhe mbron flokët nga rrezet e të dëmshme te tij.

-Ushqen rrënjët e flokëve dhe kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin e flokëve të reja.

-Rindërton flokët e brishtë, duke pasuruar atë me lende ushqyesve të saj.

Përfitimet e qumështit të kokosit për flokët tona:

-Përmban vitaminë E, e cila rrit shëndetin e flokëve.

-Hidraton dhe ushqen flokët dhe lëkurën e kokës.

-Stimulon rritjen e flokëve të reja.

-Ndihmon në kontrollin e zbokthit dhe lehtëson kruajtjen në lëkurën e kokës.

Ju mund ta vendosni atë në flokët tuaj para plazhit për 20 minuta, por dhe në flokë të lagur. Lidhini bisht dhe pastaj hyni ne det. 

(Kosova Sot Online)