Zgjidhja e teshave verore me flokët

  • 16 June 2019 - 15:07
Zgjidhja e teshave verore me flokët

Problemet me flokë shumë shpesh paraqiten në momentet kur dielli fillon të rrezojë. Megjithatë, përkundër problemeve të shumta me flokë, vera vazhdon të jetë stina e preferuar për shumë femra. Ndërsa, nëse këto femra arrijnë t'i kuptojnë dhe t'i zgjidhin problemet me flokë, vera do të jetë një stinë e paharrueshme. Më poshtë kemi renditur disa probleme me flokë, të cilat mund të shfaqen gjatë verës dhe mënyrat më të përshtatshme për zgjidhjen e këtyre problemeve.

1. FLOKË TË THARË

Koha, të cilën e kaloni të ekspozuara në diell, doemos ndikon në thatësinë e flokëve tuaj. Pikërisht ky është problemi më i madh veror, që klientët ua tregojnë stilistëve të tyre. Dielli than shumicën e yndyrës natyrale, që gjendet në flokë, andaj është shumë e rëndësishme që gjatë verës t'i trajtoni flokët tuaj me zbutës në mëngjes dhe në mbrëmje.

2. NGJYRA E GJELBËR

Nëse keni flokë të bardhë ose flokë të ngjyrosur me ngjyra të çelëta, atëherë nëse kaloni një pjesë të madhe të ditës në pishinë, do të shihni që flokët tuaj kanë filluar të marrin ngjyrë të gjelbër. Kërkoni shampon për largimin e klorit nga flokët, dhe do të shihni që ngjyra e gjelbër do të zhduket nga flokët, sapo t'i trajtoni me këtë shampon. 

3. NDRYSHIMI I NGJYRËS

Dielli ka ndikim shumë të madh në ngjyrën e flokëve. Nëse i keni ngjyrosur flokët tuaj së voni dhe tani e vëreni që ngjyra ka filluar të ndryshojë më shpejt se zakonisht, është shumë e rëndësishme që menjëherë të filloni me përdorimin e produkteve, të cilat ju mbrojnë nga rrezet ultravjollcë, për të reaguar kështu kundër dëmtimeve nga rrezet e diellit.

4. DREDHIMI I FLOKËVE

Flokët e disa femrave bëhen kaçurrela, kur lagështia është e lartë, ndërsa të tjerat ballafaqohen me këtë problem kur koha jashtë është e thatë dhe nuk ka lagështi në ajër. Nëse bëni pjesë në kategorinë e dytë, atëherë kjo është zgjidhja: duhet të përdorni produkte, kremra apo serume, të cilat bllokojnë zbutjen e flokëve. Sado që mund të duket kontradiktore, ekspertët thonë që funksionin për mrekulli.

5. FLOKË TË YNDYRSHËM

Nuk ka gjë më të keqe sesa flokët e yndyrshëm, pasi që bëjnë që flokët tuaj të duken shumë të palarë. Fatmirësisht, nuk keni pse t'i frikësoheni verës nëse vuani nga flokët e yndyrshëm, pasi që përmes përdorimit të produkteve, të cilat thithin yndyrën e tepërt, do të keni një verë të paharrueshme dhe pa pasur turp nga flokët tuaj.

6. FLOKËT E DËMTUAR

Gjatë verës, sidomos femrat me flokë të dobët, mund të bien pre e dëmtimeve të rënda të flokëve. Mënyra më e mirë për zgjidhjen e këtij problemi është përdorimi i shamponëve, të cilët shtojnë volumin duke bërë kështu që flokët tuaj të mos duken të hollë e të mërzitshëm. 


(Kosova Sot Online)