Bimët e dobishme për rritjen e flokëve

  • 17 June 2019 - 08:50
Bimët e dobishme për rritjen e flokëve

Rozmarina nxit rritjen e flokëve, derisa sherbela i bën flokët rezistente ndaj të gjithë faktorëve të jashtëm

Kur bëhet fjalë për bukurinë, ajo që askush nuk e do është rënia e flokëve. Në fakt, lajmi i mirë është se nuk keni nevojë që t'iu ekspozoheni substancave të ndryshme kimike, me qëllim të nxitjes së rritjes së flokëve. Studimi i botuar në revistën "Journal of Cosmetic Dermatology" zbulon njohuritë e reja të shkencëtarëve se disa bimë janë të shkëlqyeshme në parandalimin e rënies së flokëve.

QEPA

Gjatë një studimi, 23 persona e kanë fërkuar lëkurën e kokës me lëng të qepëve. Këtë e kishin bërë dy herë në ditë për gjashtë javë. Pas kësaj periudhe ata kishin parë se ishte rritur dendësia e flokëve dhe ishte zvogëluar rënia e tyre. Shkencëtarët mendojnë se për këtë meritore janë flavonoidet, të cilat kanë ndikim antiinflamator.

SPECAT E DJEGËS

Shkencëtarët kanë konstatuar se personat që çdo ditë konsumojnë 6mg preparat të përgatitur nga specat djegës, pas pesë muajsh vërejnë rritjen e dendësisë së flokëve. Por, para konsumimit të preparatit në fjalë, duhet të konsultoheni me mjekun.

ALOE VERA

Për nxitjen e rritjes së flokëve me shekuj të tërë përdoret aloe vera. Shkencëtarët kanë konstatuar se një kombinim ideal është edhe ai i rozmarinës dhe sherbelës. Rozmarina nxit rritjen e flokëve, derisa sherbela i bën ato rezistente ndaj faktorëve të jashtëm.

(Kosova Sot Online)