Fakte interesante për djersën dhe djersitjen

  • 18 June 2019 - 08:56
Fakte interesante për djersën dhe djersitjen

Të gjithë ne djersitemi, dikush më pak e dikush më shumë. Te dikush 'ndihet' më shumë e te dikush më pak. Në vijim ju paraqesim fakte rreth djersitjes

EKZISTOJNË DY LLOJE TË GJËNDRAVE TË DJERSITJES

Quhen gjëndrat ekrine dhe apokrine, e nga kjo e para në tërë trupin prodhohen djersa uji, të cilat ftohin organizmin. Gjëndrat apokrine janë të vendosura në vendet ku janë të përqendruar qimet, në kokë, nën sqetull dhe prodhojnë djersën e 'yndyrshme' ,shkaku i lipoideve që e sekretojnë.

FLOKËT MUND TË LIROJNË AROMË

Në fakt, këtu nuk kemi të bëjmë me gjëndrat apokrife të cilat lirojnë aromë, por kjo djersë e veçantë tërheq bakteret që kanë aromë të keqe. Kur ato të fillojnë të treten në yndyrat që përmbajnë djersen apokrife, atëherë fillon aroma e pakëndshme.

DEODORANTI NË TUB

Dezodoranti në tub është mbrojtja më e mirë nga aromat e pakëndshme, prandaj edhe maskon aromën edhe kur jemi djersitur tashmë.

ALTERNATIVA - TRETMANËT MJEKËSORË

Në rastet ekstreme, kur asgjë nga preparatet e kozmetikës nuk ndihmon, mund t'i drejtoheni dermatologut që t'ju japë injeksione botoksi. Kjo është procedura të cilën FDA (Agjencia amerikane për barna dhe ushqime) e ka miratuar, e cila ndihmon në parandalimin e djersitjes.

ÇFARË KONSUMOJMË?

Aroma e djersitjes varet nga lloji i ushqimit që e konsumojmë. Dihet që pasi të kemi ngrënë qepë dhe hudhër, do të fillojmë ta 'ndjejmë' më shumë djersitjen.

HIGJIENA

Mbajtja normale e higjienës, si dhe përdorimi i sapunëve antibakterialë dhe pastrimi me sfungjer mjafton. Madje, disa vendosin alkool në vendet e pakëndshme, që than lëkurën dhe shkakton edhe më shumë djersitje.

STRESI

Kur jemi nën stres, atëherë djersitemi më shumë.

(Kosova Sot Online)