Gati për plazh? Disa këshilla të vlefshme kundër celulitit

  • 18 June 2019 - 09:54
Gati për plazh? Disa këshilla të vlefshme kundër celulitit

Lëvizja e parë e domosdoshme për t’i dhënë fund mbajtjes së ujit dhe celulitit është leximi i kujdesshëm i etiketave të produkteve. Zakonisht, ato në dukje të lehta, fshehin sasi të madhe kripe, sheqeri dhe konservues të tjerë.

Për shembull, disa lloje kosi, në dukje të bardhë të pranishme në markata të ndryshme, përmbajnë sheqer: kjo është një arsye më shumë për të zgjedhur produkte natyrale, akoma më mirë nëse janë të vendit apo të prodhuara në fshat. Mësohuni me shijen e të thjeshtës, gjithashtu edhe me konsumimin e paktë të kripës … dhe ndiqni këshillat tona për një dietë kundër celulitit!

Detoksifikohuni- Për të luftuar fryrjen dhe mbajtjen e ujit niseni ditën duke pirë një gotë uji të vakët me lëng limoni të freskët. I pasur me minerale, kjo lloj përzierje le të themi, ka të mira antibakteriale dhe veti antiseptike, përveçse tonifikuese.

Ndjekja e një hidratimi të drejtë është zakoni më i mirë që mund të praktikoni, nëse dëshironi të hiqni qafe celulitin. Ky lloj uji kontribuon në zgjimin e metabolizmit, ju ndihmon të keni një lëkurë të pastër dhe të lëmueshme, si dhe ju heq urinë.

Përdorni kremra të lehtë- Pak minuta janë të mjaftueshme për të trajtuar me një krem të lehtë pjesët e trupit ku vëreni celulit, duke e bërë këtë qoftë me xhel apo spraj. Ata aplikohen shumë shpejt dhe po ashtu shumë shpejt përthithen nga lëkura.

Rëndësia e bërjes së dushit- Bëni një dush të nxehtë, në mënyrë që poret të zgjerohen dhe të hapen më shumë.

Balta termale- Ndër të tjera edhe aplikimi i baltave termale është i rëndësishëm. Bëhet fjalë për substanca termale, të cilat ju bëjnë të humbni centimetra, ju dobësojnë dhe ju riaktivizojnë apo mundësojnë një qarkullim gjaku të duhur.

(Kosova Sot Online)