Hiqni qimet nga fytyra me melhemin e vjetër

  • 18 June 2019 - 18:19
Hiqni qimet nga fytyra me melhemin e vjetër

Qimet në fytyrë për nga estetika janë të tmerrshme dhe kryesisht rregullisht i heqim disa me dyllë e disa me krem. Por, kjo është një zgjidhje afatshkurtë dhe jo e përhershme, shumë shpejtë fillojnë të rriten. Shumica e femrave problemin e kanë me qimet te buzët, e ka prej tyre që kanë qime te veshtë dhe në mjekër. Por, mjekësia popullore e sjell recetën që ndihmon t'i hiqni qafe qimet e padëshiruara.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

Arra; Ujë. Përgatitja: Mblidhni lëvozhgë të arrave, i pastroni dhe i thani mirë. Më pas i ndizni, ndërsa që pluhurin e fituar e përzieni me ujë dhe krijoni një pastë apo krem. Masa le të qëndrojë rreth 12 orë. PËRDORIMI: Një pjesë pambuk e futni në masën e përgatitur dhe prekni pjesët e fytyrës nga të cilat dëshironi t'i hiqni qimet. Këtë duhet ta bëni disa herë në ditë (mëngjes, pasdite, mbrëmje), derisa t'i vëreni rezultatet. Më efikase do të ishte të mbani kompresë rreth gjysmë orë në ditë. Më pas e shpëlani fytyrën. Qimet do të janë gjithnjë e më të rralla. Pas disa muajsh edhe zhduken tërësisht. 

(Kosova Sot Online)