Kujdes prindër: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku!

  • 19 qershor 2019 - 16:39
Kujdes prindër: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku!

Spazma infantile shfaqen tek fëmijët deri sa të mbushin një vit. Pediatrit ua tërheqin vërejtjen prindërve që janë shumë të rrezikshme nëse me kohë nuk zbulohen. Lëvizjet e trupit janë shumë subtile, por të përsëritura

– Shumica e nënave menjëherë zbulojnë se diçka nuk është në rregull. Nëse nuk i vëreni me kohë, mund të shkaktojnë dëmtime afatgjatë të trurit – tërheq vërejtjen neuropsikiatri James Wheless.

Prindërve të cilët dyshojnë që diçka nuk është në rregull me fëmijën e tyre, dr. Wheless u jep këshilla që të xhirojnë sjelljen e fëmijës dhe atë t’ia tregojnë pediatrit.

Veç kësaj, se a është fjala për spazmat infantile mund të konstatohen edhe me EEG-në.

Spazmat infantile – të njohura edhe si sindroma West – janë çrregullim i rrallë i cili zakonisht shfaqet tek fëmijët epileptikë midis muajve të tretë dhe të shtatë.

Simptomat e spazmave infantile përfshijnë ngërçet e këmbëve dhe trupit (zgjatja apo shkurtimi i duarve, këmbëve, qafës apo trupit) të cilat shfaqen si kalaveshë, apo në formë hipsaritmisë me rastin e elektroencefolagafisë (EEG), dhe si retardim psikomotorik, përkatësit arrest.

(Kosova Sot Online)