Nëntë mënyra të ndryshme për të krijuar stilin ‘smokey’ të syve

  • 20 June 2019 - 14:56
Nëntë mënyra të ndryshme për të krijuar stilin ‘smokey’ të syve

Sytë ‘smokey’ janë shumë tërheqës dhe duke marrë parasysh faktin që ka shumë mënyra për të krijuar një pamje të tillë të syve, është shumë e lehtë që secila femër të provojë këtë stil mbresëlënës. Në të kaluarën, stili i syve ‘smokey’ është krijuar vetëm nëpërmjet përdorimit të ngjyrave të errëta, mirëpo gjërat kanë ndryshuar dhe tash mund të përdoren pothuajse të gjitha ngjyrat për arritjen e një stili të tillë. Më poshtë kemi renditur vetëm disa nga mënyrat e formimit të stilit të syve ‘smokey’, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Sytë ‘smokey’ me ngjyrë të kaftë

Ngjyra e kaftë është njëra ndër ngjyrat më të përshtatshme për krijimin e stilit ‘smokey’ të syve. Kjo ngjyrë ka qenët tradicionalisht e njohur për një stil të tillë të syve.

2. Dukja engjëllore

A mund të mos i pëlqej ndokujt kjo pamje mbresëlënëse? Kombinimi i stilit të syve ‘smokey’ me buzë bezhe është më të vërtetë një kombinim i përkryer.

3. Ngjyra e zezë me të kafenjtën

Ky stil është pakëz më i mbylltë se sa stili ‘smokey’ i syve që e përmendëm më lartë.

4. Ngjyra e kaltër e mbylltë

Femrat të cilat mëtojnë ta provojnë stilin ‘smokey’ të syve me ngjyrë të kaltër, duhet të jenë të guximshme.

5. Sytë ‘smokey’ me shkëlqim

Ky stil i grimit të syve është shumë i përshtatshëm për mbrëmjet e nxehta verore, pasi që është shumë elegant, përkundër shkëlqimit që bie në sy.

6. Ngjyra e artë

Ngjyra e artë është e përkryer, jo vetëm për këtë stil të syve. Për më tepër, nëse kjo ngjyrë kombinohet me ngjyrën e kaftë, do të përfitoni një stil edhe më interesant.

7. Stili ‘smokey’ me pak ngjyrë të bardhë

Ngjyra e bardhë në skajin e brendshëm të syrit bën që ky stil të jetë shumë më tërheqës.

8. Shkëlqimi i ngjyrës metalike

Stili i syve ‘smokey’ me shkëlqim metalik, është shumë i përshtatshëm për mbrëmjet verore.

9. Ngjyra e zezë klasike

Kushdo që dëgjon për stilin e grimit të syve ‘smokey’, padyshim që mendon për ngjyrën e errët.

(Kosova Sot Online)