Keni probleme me zbokthin? Ja si ta trajtoni

  • 23 June 2019 - 08:02
Keni probleme me zbokthin? Ja si ta trajtoni

Zbokthi është një problem i zakonshëm i skalpit të kokës, por ndonjëherë kthehet në një shqetësim mjaft të sikletshëm. Ka faktorë të shumtë që e shkaktojnë zbokthin, të cilët është mirë që të identifikohen sa më shpejt. Në shkaqet e zbokthit përfshihet yndyra e tepërt në lëkurën e skalpit, ndryshimet hormonale.  Gjithashtu skalpi i thatë mund të shfaqet në formën e zbokthit në disa persona. Nëse arrini të identifikoni shkaqet e zbokthit, ju mund ta arrini edhe ta parandaloni atë.

Për shembull nëse ju keni skalp të yndyrshëm duhet ta lani flokun rregullisht me një shampo të butë për ta pastruar mirë. Nëse skalpi juaj është i thatë ose i yndyrshëm është mirë ta trajtoni me maska një herë ose dy herë në javë. Duhet të shmangni stilimin e flokëve me mjete të nxehta dhe përdorimin e tepërt të produkteve për flokë. Ju duhet të përdorni një shampo kundra zbokthit një herë ose dy herë në javë dhe nëse shikoni se vazhdoni ta keni lëkurën të irrituar duhet të vizitoni patjetër një dermatolog për t’ju dhënë trajtimin e duhur. 

(Kosova Sot Online)