Veshjet verore që janë të përshtatshme për zyre

  • 23 June 2019 - 17:47
Veshjet verore që janë të përshtatshme për zyre

Veshjet janë një pjesë shumë e rëndësishme e personalitetit të një femre, mirëpo kur vjen puna për veshjet e punës, atëherë çështja bëhet edhe më e rëndësishme. Thuhet që, nëse një person është rehat në veshjet e tij, atëherë ai person do të jetë dukshëm më efikas në punë. Më poshtë kemi renditur kombinimet për veshjet e punës që janë në trend për këtë verë dhe shpresojmë që ju do të ndiheni komod me to.

1. KOMBINIMI KALTËR-BARDHË

Ditët e nxehta verore zakonisht bëjnë që njerëzit të bëhen më përtacë. Andaj, nëse përjetoni njërën nga ato ditët kur nuk keni vullnet të ngriheni për të shikuar se çka do të vishni në punë, shqyrtojeni mundësinë e kombinimit të një bluze me ngjyrë të bardhë me një fund të gjatë me ngjyrë të kaltër. Ky kombinim, përveçqë është veror, është shumë i përshtatshëm për punët në zyrë. 

2. KËMISHA ME PANTALLONA TË LËKURËS

Nëse dëshironi të shkoni në zyrë me veshje pak më të zakonshme mirëpo nuk dëshironi të dilni joserioze, atëherë shqyrtoni mundësinë e kombinimit të një këmishe të gjerë në pjesën e fytit, me një palë pantallona të lëkurës. Mbathni një palë këpucë elegante dhe do të jeni të gatshme të takoheni me klientët dhe stafin.

3. FUSTANET ME MËNGË VERORE

Pa marrë parasysh se çfarë ngjyre përzgjidhni, fustanet me mëngë verore janë shumë të përshtatshme për stinën e nxehtë të vitit. Nëse përzgjidhni një fustan të tillë, përveçqë do të dukeni bukur, do të dukeni edhe më inteligjente!

4. NGJYRAT E NDEZURA

Kombinoni ngjyrat e ndezura që ju pëlqejnë më së shumti për të fituar një dukje mbresëlënëse. Sekreti i kësaj dukje është futja e fundit të bluzës dhe stilizimi me një rrip të bukur. Sa u përket flokëve, preferohet që ato të lihen sa më thjesht.

5. FUNDET E SHKURTA

Fundet e shkurta, shumëngjyrësh, ndonëse mund të tingëllojnë joserioz, nëse kombinohen me të epërme një ngjyrëshe, sidomos me ngjyrë të bardhë, mund të shndërrohen në një kombinim shumë të përshtatshëm për punë.

6. PANTALLONAT E SHKURTË

Disa femrave iu lejohet të shkojnë në zyrë me pantallona të shkurtë. Ky kombinim i pantallonave të shkurtër me të epërme të tejdukshme, apo ngjyrë bezhe, është shumë tërheqës dhe shumë i përshtatshëm për ballafaqimet me palët. 

(Kosova Sot Online)