Ja çfarë ndodh me organizmin tuaj kur ju sulmojnë insektet

  • 24 June 2019 - 08:39
Ja çfarë ndodh me organizmin tuaj kur ju sulmojnë insektet

Krijesat e vogla mund të shkaktojnë irritime të mëdha. Kuptojeni se çfarë ndodh me organizmin tuaj pasi që insektet ju zgjedhin për shujtën e tyre

PARA KAFSHIMIT

Djersiteni, por ngrohtësia e trupit tuaj dhe dyoksidi i karbonit në frymën tuaj është karrem për mushkonjat apo insektet e tjera. Mund ta ndiejnë deri në 150 metra. Meshkujt lirojnë më shumë ngrohtësi në oksidin e karbonit, por me qimet e tyre ata janë më të mbrojtur nga sulmuesit e vegjël.

GJATË KAFSHIMIT

Insekti lëshohet në lëkurën tuaj dhe kontrollon e vëzhgon terrenin. Pjesët më të tërheqëse për to janë pranë enëve të gjakut. Është e mundur që kafshimi as të mos ndihet, e këtu mushkonjat janë më se 'dinake'. Mund t'ju futet nën lëkurë dhe ta lëshojë helmin para se t'jua thithin gjakun. Deri në momentin kur ta ndieni kafshimin, ajo (vetëm mushkonjat femra kafshojnë) me siguri se është ushqyer.

PAS DISA MINUTAVE

Trupi juaj ka identifikuar helmin e insektit si të sulmuesit të huaj. Limfocitet, lloji i qelizave të bardha të gjakut, dalin në skenë për ta shkatërruar. Ky është procesi i cili shkakton të kruarat dhe ënjtjen. Mos u kruani, sepse vetëm sa do ta përkeqësoni situatën.

PAS DISA ORËVE

Helmi i mushkonjave mund të mbijetojë me orë. Më së miri është ta injoroni. Shumica e prodhimeve që shiten për ta zbutur kafshimin e mushkonjave nuk kanë efekt.

DITA TJETËR

Secili person reagon më ndryshe. Nëse keni fat, pas të kruarave mbetet vetëm pak njollë. Nëse jeni të ndjeshëm, është e mundur të zgjoheni me një të ënjtje të madhe. Kjo është shenjë se jeni alergjik dhe se sistemi juaj imun ka dërguar një ushtri për t'ju mbrojtur. Kjo nuk duket mirë, por mund të ndihmojë edhe akulli.

PAS DY APO TRI DITËVE

Gjasat janë të mëdha që pasojat e kafshimit të jenë zhdukur. Mirëpo, nëse ndieni simptoma si dhimbjet e kokës apo mundime, lajmëroni mjekun, pasi që mund të pasojë ndonjë infeksion me ndonjë virus të rrezikshëm.

(Kosova Sot Online)