Si t`i thajmë flokët në ajër, duke shmangur efektin “ iriq“!!!

  • 24 qershor 2019 - 09:06
Si t`i thajmë flokët në ajër, duke shmangur efektin “ iriq“!!!

Flokët dhe vera janë një binom që mund të japë rezultate të padëshiruara nëse nuk ndiqen “rregullat“ e duhura. Në shumicën e rasteve, preferohet praktika e tharjes në ajër, por nëse nuk bëhet sic duhet, efekti është flokët të crregullt e të thatë. Ja cfarë këshillohet në këtë rast:

Mos përdorni peshqirin

Është intiktive që me të dalë nga dushi, flokët të mbështillen me peshqir, por duhet shmangur. Tharja me peshqir duke I fërkuar, I ashpërson më keq sipas parukierit te njohur Miko Branch. Më mirë shtypini me një bluzë të vjetër për të nxjerrë ujin në mënyrë delikate, thotë ai.

Mos harroni produktet

Mos u bëni dembelë e të harroni produktet e stilimit. Vendosni pak xhel tek flokët dhe masazhojeni lehtë ndërsa thahen nga ajri, kjo duhet t`I japë volum dhe I bën më pak të ashpër.

Luani pak me flokët me duar

Për rezultate më të mira, flokët duhen modeluar. Kur ende nuk janë tharë mirë, mund t`I mblidhni topuz dhe pastaj kur ti lëshoni, I hapni me gishta. Ose mund të ndahen në dy gersheta, dhe me tu tharë, hapen me kujdes.

Perpiquni ta evitoni larjen përpara gjumit, sepse gjatë natës, me kokën në jastëk, flokët e porsalarë zakonisht, nuk marrin formë të mirë.

(Kosova Sot Online)