Ilaçet natyrale që shërojnë lëkurën e dëmtuar nga dielli

  • 24 June 2019 - 15:21
Ilaçet natyrale që shërojnë lëkurën e dëmtuar nga dielli

A mos ndoshta edhe gjatë këtij viti dielli ju tradhton derisa po pushoni pakëz apo derisa jeni duke medituar në diell, apo derisa jeni në gjumë të thellë ai ju 'dënon' me ngjyrën e kuqe të dhimbshme? Për ndihmë të parë nuk keni pse t'i lajmëroheni mjekut, por ndihmën kërkojeni në frigoriferin tuaj 

JOGURTI I ZAKONSHËM

Që nga kohërat e lashta, jogurti është përdorur për qetësimin e të djegurave dhe të ënjturave nga dielli. Jogurti është freskues dhe ftohës natyral. Jogurti për këtë arsye edhe shërbehet me gjella pikante dhe erëza të forta. Jogurti po ashtu ju hidraton, ftoh, kthen vlerën pH dhe ekuilibron lëkurën. Vendosni një shtresë të hollë në lëkurën e djegur, e lini të veprojë për 10-15 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. Natyrisht, këtë mënyrë përsëriteni disa herë brenda ditës. 

DREDHËZAT

Dredhëzat janë të pasura me vitaminën C, e cila është e domosdoshme në prodhimin e kolagjenit, e pikërisht ai i dhuron elasticitet lëkurës. Dredhëzat po ashtu përmbajnë acide që parandalojnë dëmtimin e kolagjenit dhe inflamacionet në qelizat e lëkurës. Po ashtu, përmbajnë taninë, e cili është e shkëlqyeshme në qetësimin pezmatimeve. Shtrydhini dhe lëngun tyre vendoseni në vendin dhe lëkurën e dëmtuar. E lini të veprojë për disa minuta për ta shpëlarë lëkurën më pas. 

NENEXHIKU DHE ÇAJI I GJELBËR

Nenexhiku në mënyrë natyrale ftoh dhe qetëson, ndërsa përbërësit nga çaji i gjelbër pakësojnë dhimbjet dhe rigjallërojnë lëkurën e dëmtuar. Zieni çaj të gjelbër dhe nenexhikun e freskët, e pasi të jetë ftohur, vendoseni në hapësirat e dëmtuara të lëkurës. 

TËRSHËRA

Bëni një banjë me tërshërë. Substancat që përmban tërshëra kanë një kapacitet të lartë në zbutjen e lëkurës, zbutin irritimet dhe mbrojnë nga ekzema. Merrni një thes të mbushur me tërshërë dhe vendoseni në vaskën përplot me ujë të ftohtë, vendosni aty për 15 minuta dhe pasi ta keni larguar thesin, futuni aty dhe qëndroni për një periudhë prej 20 minutash. 

PATATJA

Pos se është e shijshme, patatja shëron lëkurën e dëmtuar nga rrezet e diellit. Pastrojeni pataten, qërojeni në pjesë të holla dhe vendoseni në hapësirën ku është dëmtuar lëkura. Niseshteja e patates tërheq temperaturën dhe qetëson dhimbjet, prandaj me plot të drejtë patatja konsiderohet si analgjetik natyral. 

MJALTI

Shumë thjesht, mjalti qetëson dhe shëron irritimet e lëkurës, duke ripërtërirë qelizat e dëmtuara të lëkurës. Vendoseni në shtresa të holla dhe pas 15-20 minutave e shpëlani lëkurën me ujë të ftohtë.

(Kosova Sot Online)