Shprehitë e darkës që ju shtojnë peshë

  • 26 June 2019 - 11:36
Shprehitë e darkës që ju shtojnë peshë

Kur është fjala për humbjen e peshës, çdo vakt me ushqim ka vlerë. Sidomos darka ka efekt shumë negativ, pasi ka më shumë gjasa ta teproni me ushqim. Ja disa nga shprehitë që i keni në darkë, të cilat pengojnë përpjekjet tuaja për humbje të peshës.

KONSUMIMI I TEPËRT

"Kur e mbushni trupin me aq shumë ushqim në darkë është e vështirë që ai ta tretë të tërin", thotë nutricionistja Jamie Mass."Sasia e tepërt mund të kthehet në acide yndyrore e të ndikojë në fitimin e peshës. 

NGRËNIA E DARKËS PAK PARA GJUMIT

Nëse konsumoni ushqim para se të flini, kjo mund të pengojë gjumin tuaj."Gjumi është esencial për metabolizmin tuaj, rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, dhe balancimin e hormoneve e energjisë", thotë Mass. Mësoni që të hani darkë disa orë para kohës së gjumit, për t'i lejuar trupit të kryejë tretjen.

KONSUMIMI I KAFESË

Njësoj si kur pini lëngje pas ushqimit, edhe kafeja mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj. "Sidoqoftë, nëse konsumoni kafe disa herë gjatë ditës, kjo mund të ndikojë pozitivisht në humbjen e peshës", thotë Mass.

USHQIMET ME SHUMË KARBOHIDRATE

Nëse e keni ndërmend të vraponi 1 km të nesërmen, atëherë, pse jo, mund të konsumoni lirisht tërë darkën tuaj me pasta, patate e bukë. "Përndryshe, ngrënia e porcioneve të mëdha që kanë shumë karbohidrate mund të shkaktojë një çrregullim në nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar edhe në fitimin e peshës", thotë Mass. Kontrolloni sasinë e ushqimit që merrni dhe do të jeni në rregull.

SHIKIMI I TV-SË

Asnjëherë mos u ulni para televizorit derisa jeni duke ngrënë. Kjo është një mënyrë e garantuar për të ngrënë më shumë se që e keni ndërmend. Është dëshmuar që nëse shikoni televizor derisa konsumoni darkën, ju do të përqendroheni atje në vend se të kujdeseni për sasinë e ushqimit që merrni dhe kjo ndikon më pas në peshën e tepërt.

(Kosova Sot Online)