Nëntë prerjet më të mira të flokëve për këtë Verë

  • 26 June 2019 - 15:08
Nëntë prerjet më të mira të flokëve për këtë Verë

Një nga këto prerje të mahnitshme mund të bëhet edhe në flokët tuaja. Mos u bëni skeptike dhe provoni gjithsesi një nga këto stile më të shkurtra, të ëmbla dhe elegante e të përshtatshme për kohën e nxehtë verore.

PRERJA MË E SHKURTËR

Kjo prerje u shkon të gjithave. Duke iu falënderuar edhe ballukeve të gjata e të kthyera anash, kjo prerje është e mrekullueshme për të gjitha format e fytyrës dhe thuajse për çdo lloj floku, përveç flokëve të dredhur. Ky version është më i butë dhe më femëror, prandaj ju bën të dukeni edhe më mirë gjatë verës. Stilistja Keith Carpetner ia bëri këtë prerje Shailene Woodley-t, duke përdorur më pas një sprej me ujë dhe kripë për t'i dhënë një pamje pak më të çrregullt stilit të saj.

BALLUKET E GJATA

Balluket janë pjesa kryesore e këtij stili, pasi që e bëjnë të duket shumë i lehtë për t'u mbajtur dhe stilizuar. Ju mund t'i drejtoni balluket e t'i mbani prapa veshit, për një pamje më të pastër dhe më elegante, apo mund t'i lini përpara, duke i shpërndarë në një mënyrë pak më të çrregullt për një pamje më joshëse, varësisht nga ngjarja ku do të merrni pjesë.

PRERJA NËN NOFULL

Kjo prerje ka të bëjë shumë me balancën. Nuk është shumë e drejtë, por as shumë e shkallëzuar, thotë Chris McMilan, stilisti i Jennifer Aniston-it. "Fundi është paksa i prerë në një vijë thuajse të drejtë, por jo plotësisht", për t'i dhënë një pamje pak më të këndshme dhe më ndryshe ata i kanë stilizuar fijet në fund që të duken si të ndara.

BALLUKET E KTHYERA ANASH

Edhe kjo lloj prerje është thuajse e ngjashme me të mëparshmen, por derisa ajo ishte nën nofull, kjo përfundon nën vesh. Balluket janë lënë më të gjata në mënyrë që të kthehen anash dhe të vënë në pah tiparet e fytyrës. Zakonisht preferohet për ato që kanë fytyrën të rrumbullakët, për shkak se mund t'jua bëjë fytyrën të duket më e gjatë.

FLOKËT E VALËZUAR

Prerja e shkurtër dhe e valëzuar është e preferueshme në kohën e verës, sidomos për ndejat tuaja verore. "Është esenciale që ta keni gjatësinë e duhur", thotë stilistja Neal Farinah që rregullon flokët e Kelly Rowland-it. Tregoni stilistit tuaj nëse flokët natyralë i keni të drejtë, në mënyrë që ta lërë prerjen më të gjatë për të krijuar valëzimin më mirë.

PRERJA JOSIMETRIKE

Kjo prerje është e përshtatshme për t'ju dhënë një pamje më rinore dhe më të këndshme. Ndërkohë, ky është stili që mund të stilizohet më së lehti, duke përdorur mjete për drejtim apo dredhje. Balluket mund t'i leni të shkurtra apo pak më të gjata dhe të kthyera anash.

GJATËSIA DERI NË KRAH

Mos e bëni këtë prerje në vijë të drejtë. "Ka elemente kyçe në këtë prerje. Së pari, ajo duhet të jetë më e gjatë përpara, duke prekur krahët tuaj ose të jetë vetëm pak më lartë se krahët", thotë Renato Campora, stilisti i January Jones-it. Më pas, për të krijuar volum, është mirë që të krijoni një 'shkallëzim', gjithandej, si dhe balluke më të gjata të kthyera anash.

PRERJA HOMOGJENE


Kjo prerje është vetëm e drejtë dhe nuk ka as shkallëzim e as balluke. Por, keni kujdes, kjo prerje funksionon vetëm nëse keni një fytyrë pa kënde të theksuara në nofull. Gjatësia duhet të jetë deri në krah, ose pak pa i prekur krah.

KENI KUJDES LLOJIN E FLOKËVE!

Keni kujdes që të njihni llojin e flokëve tuaj para se të zgjidhni prerjen. Nëse keni flokë të trashë, sigurohuni që të shtoni edhe shkallëzim, ndërsa nëse keni flokë më të hollë preferohet që prerja të jetë e drejtë, për t'u shtuar volum.

(Kosova Sot Online)