Veshjet e përshtatshme për plazh

  • 28 qershor 2019 - 16:50
Veshjet e përshtatshme për plazh

Gjëja më e rëndësishme për veshjet e plazhit është të ndiheni rehat në ato veshje. Rrjedhimisht, është shumë e lehtë që të dukeni bukur nëse ju ndiheni rehat me veshjet tuaja. Më poshtë kemi përzgjedhur disa nga veshjet më të përshtatshme për ditët tuaja në plazh Gjatë stinës së verës temperaturat rriten gradualisht, e djersitjen në mënyrë praktike është e pamundur ta shmangim. Megjithëse djersitja është krejt normale, pasi që rregullon temperaturën e trupit, djersitja e tepërt mund të jetë aspak e këndshme, por mund të jetë edhe shenjë e problemeve shëndetësore

1. PANTALLONAT E GJERË

Pantallonat e gjerë te zogu i këmbës janë një zgjedhje e qëlluar nëse kërkoni të ndiheni rehat në plazh. Pantallonat e gjerë mund të kombinohen me ndonjë bluzë të ngushtë apo vetëm me kostume të epërme të larjes.

2. E EPËRMJA ME DANTELLA+XHINS E TË SHKURTRA

Kombinimi i xhinseve të shkurtra me të epërme me dantella është një kombinim shumë i përshtatshëm për ditët tuaja në plazh. Këtë dukje mund ta finalizoni duke përzgjedhur një kapelë të gjerë dhe duke mbathur një palë sandale të bukura.

3. TRIKO E TEJDUKSHME

Trikot e tejdukshme janë shumë të përshtatshme për plazh. Fakti që këto lloj trikosh janë shumë të holla, bën që ju të ndiheni e freskët dhe rehat, pasi që do të ndiheni e mbuluar.  

4. FUNDET E GJERA

Fundet e gjata e të gjera janë shumë të përshtatshme për plazh, pasi që ju mundësojnë të ecni lirshëm. Fundet e tilla mund të kombinohen me pothuajse të gjitha llojet e të epërmeve, ndërsa për t'i shtuar klas këtij kombinimi, përzgjidhni një kapelë plazhi që ju përshtatet.

6. VESHJET NJËPJESËSHE

Veshjet njëpjesëshe janë shumë të përshtatshme për verë. Për më tepër, është shumë mirë që ka shumë lloje të veshjeve të tilla, andaj secila femër mund të gjejë një palë veshje që i përshtaten.

7. KOMINOSHET

Kominoshet nuk janë vetëm për fëmijë! Në fakt, kominoshet janë shumë të përshtatshme për ditët e nxehta verore dhe më e mira nga të gjitha është që kominoshet janë duke u prodhuar në ngjyra dhe stile të ndryshme, duke qenë kështu shumë e lehtë për ju t'i gjeni të preferuarat.

(Kosova Sot Online)