Si ta mbani më gjatë tenin e nxirë?

  • 29 June 2019 - 08:12
Si ta mbani më gjatë tenin e nxirë?

Më në fund keni arritur qëllimin që të keni një ten të nxirë, ten ky që dëshironit mbani edhe më gjatë. Ju sjellim disa këshilla me ndihmën e të cilave do t’ia arrini edhe këtij qëllimi.

Bëni piling!

Shtresa e sipërme e lëkurës është ajo që nxihet. Ajo shtresë e sipërme zhvishet çdo dy javë. Në mënyrë që ta parandaloni këtë zhveshje, bëni piling së paku një herë në javë.

Shtoni konsumimin e ujit!

Kujdes në sasinë e ujit, sidomos derisa jeni të ekspozuar ndaj diellit, atëherë kur humbni shumë ujë gjatë djersitjes. Kur lëkura të jetë e tharë ajo fillon të zhvishet. Në mënyrë që qelizat e lëkurës të mbesin të hidratuara, me rëndësi është t’i ushqeni, si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda. Kjo do të thotë se duhet të pini shumë ujë dhe lëkurën ta ushqeni me losion. 

Shmangni depilimin!

Depilimin përfundojeni para pushimeve. Gjatë pushimeve depilimin shmangeni me çdo mënyrë, pasi që në këtë mënyrë largoni pjesën e sipërme të nxirë të lëkurës. Sidomos shmangni prodhimet për depilim, që përmbajnë salicilinë dhe acid glikolin.

Zvogëloni përdorimin e xhelit për dush!

Secilin rast për ushqimin e lëkurës duhet ta shfrytëzoni. Njëra ndër mënyrat më të mira që këtë ta bëni është duke zvogëluar përdorimin e xhelit për dush. Nëse kjo për ju është e paarritshme, filloni të përdorni xhel ekskluzivisht nga përbërësit natyralë. 

(Kosova Sot Online)