4 këshilla të sigurta për nxirjen e lëkurës këtë sezon vere

  • 30 qershor 2019 - 09:28
4 këshilla të sigurta për nxirjen e lëkurës këtë sezon vere

Ekspozimi i tepërt në diell shkakton shumë ndryshime në lëkurën tuaj si përshembull rrudha, quka, shenja, por jo vetëm. Për të mënjanuar këto efekte dhe për të arritur një nxirrje të sigurt ndiqni këto 4 këshilla:

1-Eksfolioni lëkurën tuaj.

Për të arritur nxirjen më të mirë ju duhet të eksfolioni lëkurën tuaj përpara se të ekspozoheni në diell. Eksfolijimi do të largonte qelizat e vdekura, do të pastronte poret nga papastërtitë si dhe rregullon tonin e lëkurës suaj.

2-Përdorni krem mbrojtës.

Të gjithë mendojnë se kremi mbrojtës nuk ju lejon të merrni ngjyrën e duhur, por nuk është kështu. Kremi ju ndihmon të merrni nxirjen e duhur në sasinë e duhur pa dëmtuar lëkurën tuaj, pasi ju mbron nga rrezet UV të cilat janë tepër të dëmshme. Kremrat me një numër SPF të lartë janë të rekomandueshme.

3-Mos u ekspozoni në diell për orë të gjata.

Për një lëkurë të nxirë që shkëlqen duhet të evitoni ekspozimin e gjatë në diell. Ekspozimi duhet të zgjasë gjysmë ore ose një orë në mënyrë të tillë që lëkura të prodhojë melaninën e nevojshme për t’u mbrojtur herën tjetër që do të dilni në diell.

4-Përdorni syzet e diellit dhe kapele.

Lëkura rreth syve dhe sytë janë shumë të ndjeshme ndaj rrezeve UV. Nëse nuk tregoni kujdesin e duhur ato mund të dëmtohen dhe të krijohen sëmundje si kanceri i syve. Syzet e diellit duhet të absorbojnë 400 nm rreze UV që do të thotë, ato duhet të bllokojnë të paktën 99% të rrezeve UV. Kapelja gjithashtu do të mbronte sytë, veshët, ballin dhe hundën.

(Kosova Sot Online)