Tetë shprehitë që duhet t’i largoni nëse dëshironi lëkurë të shëndoshë

  • 30 June 2019 - 18:12
Tetë shprehitë që duhet t’i largoni nëse dëshironi lëkurë të shëndoshë

Nëse kohëve të fundit kanë filluar t'ju shfaqen akne, puçrra apo shenja të ngjashme në fytyrë, atëherë me shumë gjasë ju keni krijuar shprehi të këqija, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në lëkurën tuaj. Nëse jeni në mesin e femrave të tilla, atëherë ju duhet t'i ndaloni shprehitë e mëposhtme:

1. Largimi i yndyrës nga lëkura

Shumë njerëz përdorin produkte për largimin e yndyrës nga fytyra dhe kjo gjë mund të tingëllojë shumë e përshtatshme, mirëpo nëse e teproni me produkte të tilla, atëherë ju do ta hiqni gjithë yndyrën nga fytyra, duke shpejtuar kështu prodhimin e yndyrës në lëkurë, gjë kjo që shkakton shfaqjen e akneve.

2. Përdorimi i produkteve në shishe të tejdukshme  

Produktet kundër plakjes përmbajnë antioksidues, të cilët dekompozohen në periudhën kur janë në kontakt me dritën dhe ajrin. Produktet, të cilat ruhen në shishe të xhamit, janë shumë më tepër në kontakt me dritën, andaj edhe si rrjedhojë dekompozohen më shpejt. Për të evituar një gjë të tillë është shumë e përshtatshme të përdoren produkte të cilët ruhet në shishe që nuk janë të tejdukshme.

3. Nuk jeni duke fjetur sa duhet

Të gjithë e dimë që gjumi ndikon shumë në akumulimin e energjisë, në përmirësimin e punës së metabolizmit dhe në humorin tonë. Mirëpo, gjumi ka ndikim shumë të madh edhe në lëkurë, dhe atë jo vetëm në shenjat e zeza, të cilat shfaqen përreth syve si pasojë e pagjumësisë. Mungesa e gjumit sjell stresin, i cili shkakton prodhimin e radikalëve të lirë.

4. Jeni duke fjetur në jastëk prej pambuku

Kur flasim për gjumin, themi se rekomandohet që një person të fle rreth tetë orë në ditë, dhe nëse përgjatë këtyre tetë orëve ju flini në një jastëk të papërshtatshëm, atëherë ju do të ballafaqoheni me probleme të lëkurës. Nëse flini në jastëk të punuar nga pambuku, atëherë duhet ta ndërroni menjëherë dhe duhet ta provoni jastëkun e punuar nga sateni ose mëndafshi.

5. Bisedat telefonike

Askush nuk mund t’jua ndalojë bisedat telefonike, edhe nëse e teproni, mirëpo, në raste të tilla, do të ishte e përshtatshme që t’ia rritni zërin telefonit tuaj dhe të bisedoni nga një distancë e shkurtër. Celulari mbledh shumë baktere, andaj është shumë e rëndësishme që ai të pastrohet shpesh. Mirëpo, edhe më i rrezikshëm është presioni që i bëhet lëkurës suaj teksa ju mbani telefonin në vesh.

6. Jeni duke fjetur pa hequr grimin

Fjetja pa e hequr grimin nga fytyra është njëri ndër gabimet më të mëdha që ju mund të bëni, dhe kjo për faktin që grimi gjatë natës depërton thellë në pore, duke bërë që ato të duken edhe më të mëdha. Preferohet që, sado e lodhur që mund të ndiheni, çdo herë para se të shkoni në gjumë, ta pastroni fytyrën me shumë kujdes.

7. Jeni duke përdorur shumë produkte

Të gjitha femrat kanë një rutinë të kujdesit për bukurinë e tyre, ose janë në kërkim të një rutine të përshtatshme. Mirëpo, përdorimi i një numri të madh produktesh është gjithmonë i gabuar. Këtu përfshihet edhe ndërrimi i shpeshtë i produkteve, pasi që është shumë e vështirë që lëkura juaj të adaptohet me produktet e reja që ju i blini.

8. Nuk jeni duke respektuar rendin

Njëri nga çelësat e suksesit, kur është puna te lëkura e shëndoshë, është aplikimi i duhur i grimit. Në këtë grup hyn rendi i produkteve, pra ju kurrë nuk guxoni të vendosni produktet më të rënda në lëkurë, para se të keni përfunduar punë me produktet më të lehta.


(Kosova Sot Online)