Si t’i theksoni tiparet e fytyrës suaj?

  • 01 July 2019 - 17:14
Si t’i theksoni tiparet e fytyrës suaj?

Asnjë fytyrë nuk është e përsosur. Që të gjitha kanë mangësitë dhe përparësitë e veta. Nëse dëshironi që sytë tuaj të jenë më të theksuar dhe buzët tuaja të duken më të fryra, përderisa hunda juaj dëshironi të duket më e vogël, në vijim ju përcjellim këto këshilla për ta arritur qëllimin tuaj.

Theksimi i syve

Nëse për një kohë të shkurtër dëshironi të keni sy më të theksuar dhe dëshironi të luani me formën dhe madhësinë e tyre, atëherë përdorni më pak grim. Pa marrë parasysh formën  syrit tuaj, një laps i syve me ngjyrë të zezë, duke theksuar sytë midis qerpikëve, do ta bënte një definim të veçantë të syve tuaj.  Nëse shtoni edhe pak hije dhe pak korrektor në këndet e syve tuaj, atëherë ata me siguri se do të duken më të mëdhenj dhe natyrisht se edhe do të jenë më të ndritshëm. Nëse dëshironi që sytë tuaj të duken më të gjerë, atëherë përdorni maskarë nga pjesa e jashtme e vetullave tuaja.

Manovrimi me hundën

Ndërtimi sipas relievit është teknika më standarde dhe më me efekt, e cila bën që hunda juaj të duket më e vogël sesa që në të vërtetë edhe është, por nuk keni pse të dilni shumë nga baza e hundës, duke e tepruar me shkëlqim dhe hije.  Në mënyrë vizuale që hunda juaj të duket më e vogël, bëjini një vijë të drejtë urës me korrektor, paksa me ngjyrë më të ndritshme sesa teni i lëkurës suaj dhe përziejini mirë. Po ashtu, mund ta përdorni një pudër të errët në skajet hundës për të krijuar hije.

Theksimi i buzëve

Mënyra më e mirë që buzët tuaja të jenë në qendër të vëmendjes dhe ato të duken më të plota, është të shtoni shkëlqyes në buzët ashtu të thara. Në këtë mënyrë, buzët tuaja do të duken më natyrale, përderisa do të theksohen si buzë të fryra.

Manovrimi me ballin

Nëse keni një ballë të madh apo nëse jeni ballëlartë dhe dëshironi ta largoni vëmendjen nga aty, mënyra se si i rregulloni flokët luan rol të madh këtu. Vetëm përdorni një hije për një apo dy nuanca më të errëta dhe përcillni në linjat natyrale të flokëve tuaj, e më pas, pasi t’i keni përzier, edhe balli juaj do të duket më i vogël.  

Theksimi i mollëzave

Në mënyrë që mollëzat tuaja të duken më të mprehta, sidomos në momentin kur e hapni gojën dhe buzëqeshni, filloni me një krem, pa shkëlqim. Kremin bëjeni ta thithë lëkura juaj në mollëza dhe shikoni se ku hija mund të zërë vend dhe përdorni brushën për ta përzier ngjyrën në vrimat e faqes. Përziejeni kremin në hije, nëpër kënde dhe duke e shtyrë përpara dhe mbi gjithçka vendosni pak shkëlqim. Këto mënyra, edhe nëse nuk keni fare theksim të mollëzave, do t’i bëjnë të tjerët që të buzëqeshni sa më shpesh, sepse mollëzat tuaja do të jenë më të theksuara se kurdoherë më parë.

 (Kosova Sot Online)