7 sekrete për kujdes ndaj lëkurës, nga vende të ndryshme të botës

  • 02 July 2019 - 14:40
7 sekrete për kujdes ndaj lëkurës, nga vende të ndryshme të botës

Pothuajse të gjitha femrat e botës kanë dëshirë të kenë lëkurë të pastër dhe vezulluese, dhe, për ta arritur një lëkurë të tillë, këto femra preferojnë qasje të ndryshme. Është shumë e rëndësishme që këto lloje qasjesh ndaj bukurisë së lëkurës të shpërndahen, në mënyrë që të gjitha femrat të përfitojnë 

1. Hidhni qumësht në vaskën e ngrohtë!  

Femrat në Francë thonë që hedhja e një sasie të qumështit në vaskë, para se të futeni në të, është shumë e rëndësishme nëse mëtoni të fitoni një lëkurë të shëndoshë. Acidi laktik që gjendet në qumësht ndihmon në zbutjen e lëkurës, pa e ekspozuar atë ndaj kemikaleve të dëmshme. Vetëm hidhni dy gota qumësht në vaskën e mbushur me ujë të vakët dhe futuni në të, në mënyrë që lëkura juaj t'jua dijë për nder.

2. Largohuni nga qyteti!

Nëse jetoni në qytet, atëherë me siguri që ballafaqoheni me sakrifica të ndryshme. Njëra nga këto sakrifica është ballafaqimi me pluhurin e qytetit, i cili ka ndikim të madh në lëkurën tuaj. Femrat në Bullgari e kanë si lloj traditë, që, nëse jetojnë nëpër qytete të mëdha, të paktën një javë brenda stinës të shkojnë në pyll, apo dikur tjetër, larg pluhurit të qytetit, për t’i dhënë pak pushim lëkurës së tyre.

3. Krijoni maskë për fytyrë nga rrushi!

Rrushi është shumë i shijshëm dhe i sjellë një sërë përfitimesh trupit tuaj, nëse konsumohet shpesh. Mirëpo, rrushi është shumë i shëndetshëm edhe për lëkurën. Në Kili femrat krijojnë pastë nga rrushi, me të cilën e trajtojnë fytyrën e tyre. Të njëjtën gjë mund ta bëni edhe ju, duke kombinuar rrushin e shtypur me miell, dhe përzierjen e fituar ta vendosni në fytyrë, për të paktën dhjetë minuta.

4. Pastrojeni fytyrën me ujë që është zier orizi

Orizi është një ushqim shumë i lirë, mirëpo tani del që edhe lëkura jonë mund të përfitojë nga ai. Femrat kineze nuk e hedhin ujin në të cilin ziejnë orizin, mirëpo e përdorin atë për të pastruar fytyrën. Ky ujë ndihmon në largimin e papastërtive nga poret, duke bërë që fytyra juaj të duket më e pastër dhe më vezulluese. Madje, tani kanë filluar të prodhohen me të madhën kremrat, që për përbërës kryesor kanë lëngun e orizit.  

5. Rriskat e patates

A keni përjetuar ndonjëherë shfaqjen e qeskave nën sy? Me siguri po, pasi që shumica e femrave kanë përjetuar një gjë të tillë. Femrat në Spanjë praktikojnë vendosjen e rriskave të ftohta të patates në sy, ku e lënë të qëndrojë për disa minuta. Patatet ndihmojnë në largimin e shpejtë të qeskave, sikurse edhe të fryrjeve përreth syve.

6. Dush i ftohtë!

Nëse do të ishit duke jetuar në Gjermani, me siguri që deri tani do ta kishit provuar teknikën ‘Kneipp’, e cila nënkupton aplikimin e ujit të ftohë të lëkurë. Femrat gjermane e bëjnë një gjë të tillë, pasi që thonë se uji i ftohtë iu ndihmon me rregullimin e qarkullimit të gjakut, që drejtpërsëdrejti ndikon në shëndetin e lëkurës. Andaj, nëse mund ta duroni, provoni të pastroheni me ujë të ftohtë.

7. Vaska me ‘sake’ (pije japoneze)

Ashtu sikurse vaska me qumësht, edhe vaska me ‘sake’ (pije alkoolike japoneze) është shumë e mirë për lëkurën. Në Japoni, shumica e femrave praktikojnë një gjë të tillë dhe pikërisht kësaj pijeje ato ia japin shumicën e meritave për lëkurën e tyre të shëndoshë.

(Kosova Sot Online)