Këshilla për shtatzëna: Kujdes çfarë konsumoni dhe pini shumë lëngje!

  • 04 July 2019 - 08:40
Këshilla për shtatzëna: Kujdes çfarë konsumoni dhe pini shumë lëngje!

Mundimet gjatë shtatzën isë janë shumë të shpeshta, i ndjejnë së paku 70 për qind e tyre. Sa do të jenë këto mundime të theksuara, sa shpesh do të shfaqen dhe nëse një shtatzënë do të vjellë, janë krejt individuale.

Mundimet mund të quhen të mëngjesit, por mund të shfaqen kurdo gjatë pjesës tjetër të ditës, zakonisht fillojnë në javën e gjashtë dhe zgjasin deri në javën 12 apo të 14-të.

KONSUMONI DIÇKA DERISA JENI NË SHTRAT!

Në mëngjes, mos u zgjoni shumë shpejt nga shtrati. Hani një keks apo pak bukë dhe rrini shtrirë së paku për dhjetë minuta, e më pas zgjohuni ngadalë.

Ushqimi me shumë proteina thyen ndjenjën e mundimit. Shmangni alkoolin dhe kafeinën, si dhe ushqimin e erëzuar dhe të yndyrshëm, pasi që vetëm mund t'i përkeqësojnë mundimet.

HANI MË SHPESH, E MË PAK!

Uria si dhe ushqimi i tepërt mund t'i përshkallëzojnë mundimet, prandaj provoni të hani më shpesh, më pak porcione të ushqimit. Ndajini shujtat në disa pjesë!

PINI SHUMË LËNGJE!

Më së miri do të ishte të konsumoni ujë të thjeshtë, por nëse prej saj ndjeni mundim, provoni ujin mineral, lëngje apo edhe çaj. Lëngjet pini midis shujtave, kurrsesi gjatë ushqimit, pasi që ju krijojnë fryrje në stomak.

XHENXHEFILI NDIHMON

Çaji nga xhenxhefili apo keksi ndihmojnë për mundimet. Efekt të ngjashëm kanë edhe limoni i shtrydhur në ujë, e disa shtatzënave u ndihmon edhe çaji i mentës.  

MOS PASTRONI DHËMBËT MENJËHERË PAS USHQIMIT!

Pritni pak që ushqimi të tretet, e më pas pastroni dhëmbët. Shpeshherë shtatzënat ndjejnë mundim nga pasta e dhëmbëve, prandaj gjeni një pastë që nuk ju shkakton mundime, apo përdorni pastë të fëmijëve.

HAPNI DRITARET!

Ambienti në të cilin qëndroni gjithmonë le të jetë i freskët, pasi që ajri i bllokuar shton ndjenjën e mundimit.

(Kosova Sot Online)