Maskat më të mira të dr. Oz-it për mirëmbajtjen e trupit pas rrezitjes

  • 04 July 2019 - 16:52
Maskat më të mira të dr. Oz-it për mirëmbajtjen e trupit pas rrezitjes

Në mënyrë që të dukeni të freskëta edhe pas rrezitjes, shumica e preparateve që do t'ju ndihmojnë gjenden në kuzhinën tuaj, thotë dr. Oz. Flokët zbulojnë shumë për ju, ndërsa për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim përdorni përzierjen e prodhimit, të cilin prodhim dr. Oz-it ia ka zbuluar aktorja e famshme Jessica Alba.

RECETA PËR FLOKË TË FORTË DHE TË SHËNDETSHËM

Përzieni dy lugë uthull të mollës me një gotë ujë dhe i shpëlani flokët me ta. Sidomos gjatë verës, nga dielli dhe uji i detit flokët bëhen më të thara, të thyeshme dhe të dëmtueshme, ndërsa që mund ta rigjallëroni me maskën duke përzier vezët e rrahura me nga një lugë vaj kokosi dhe vaj ulliri, një lugë mjaltë, 60 ml ujë dhe gjysmë banane të shtypur. Përziejeni derisa masa të jetë e trashë, e vendosni në hapësirat e dëmtuara dhe e lini të veprojë për 15 minuta. Shpëlani dhe pastroni flokët. Kjo maskë ndihmon nëse flokët i keni të dëmtuara si pasojë e ngjyrosjes së shpeshtë apo nëse thyhen, shton dr. Oz. Në vend të regjeneratorit në flokë vendosni përzierjen e gjysmë gote jogurt dhe gjysmë gote mjaltë. E lini të veprojë për 20 minuta dhe shpëlani flokët, së pari me ujë të ngrohtë e më pas me ujë të ftohtë, thotë Oz. Në mënyrë që gjatë gjithë vitit të keni lëkurë të bukur të fytyrës, çdo mëngjes vendosni krem me faktor mbrojtës, sidomos gjatë verës. Për maskë vendore përzieni me nga tri lugë papajë dhe ananas dhe një lugë mjaltë. Vendoseni në lëkurën e thatë të fytyrës dhe në qafë, e lini të veprojë për dhjetë minuta e më pas e shpëlani fytyrën. Këtë maskë mos e vendosni më shumë se dy herë në javë. Pas kënaqësisë në diell dhe rërë, trupi ka nevojë për piling, në mënyrë që t'i largoni qelizat e vdekura dhe për t'ia kthyer shkëlqimin lëkurës. Mjeku i famshëm këshillon përzierjen e një gote të kafesë së bluar me një lugë vaj kokosi. Vendosni piling në lëkurën e lagësht pas dushit, e lini të veprojë për dhjetë minuta dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë.  

MASKA PËR FYTYRË E JESSICA ALBA-S

Për maskë, aktorja Jessica Alba përzien 1/2 e gotës me jogurt grek, shton nga një lugë kafe dhe vaj kokosi dhe limon. Në fytyrën e pastër dhe të thatë vendos maskën dhe e lë të veprojë për dhjetë minuta.

PASTA NGA RRUSHI OFRON FRESKI DHE FSHIN NJOLLAT

Rrushi dhe boronicat e kuqe janë të pasura me vitamina A dhe C dhe mbrojnë lëkurën nga dëmtimet si pasojë e rrezeve të diellit, thotë dr. Oz. Me duar përzini ose vendosni në blender një gotë rrush të zi, pa fara, një gotë me boronica të kuqe, dy lugë lëng grepi dhe një qese xhelatinë pa shije. Pasta le të ftohet për 45 minuta derisa të trashet, pastaj e vendosni në fytyrë, e lini të veprojë për 15 minuta dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë.

ME BRUSHË LARGONI HELMET!

Nxitni ripërtëritjen e qelizave të lëkurës dhe largoni helmet nga trupi me brushë në lëkurë të thatë. Filloni nga shputat, me lëvizje të buta e deri lartë te zemra.

KUJDES ÇFARË BËNI DERISA FLOKËT JANË TË LAGUR!

Për flokët e lagur silluni sikur ndaj një bluze të mëndafshit, thotë dr. Oz. Krehja e flokëve të lagura dëmton flokët dhe dobëson folikulat. Prandaj, rregullisht hidratoni flokët, shmangni tharjen e shpeshtë.

BANJA PREJ QUMËSHTIT DHE MJALTIT PËR SHPUTA

Acidet e qumështit janë shpëtim për shputat e thata dhe të lodhura dhe pakësojnë irritimet. Nëse keni problem me qarkullimin e gjakut, kanella nxit qarkullimin. Përzieni tri-pesë lugë mjaltë, një lugë ekstrakt vanilje, dy lugë sodë bikarboni, një lugë kanellë të bluar, gjysmë gotë lëng portokalli dhe një gotë qumësht. Përzierjen e shtoni në ujë të ngrohtë dhe i vendosni këmbët për 10-15 minuta.

(Kosova Sot Online)