Dëshironi flokë të bukur, këto janë metodat natyrale që duhet t'i praktikoni

  • 04 July 2019 - 20:34
Dëshironi flokë të bukur, këto janë metodat natyrale që duhet t'i praktikoni

Flokët janë gjysma e bukurisë së femrave dhe të gjitha dëshirojnë të kenë flokë të mrekullueshëm. Por, sa e mundur është kjo? Më poshtë po ju tregojmë disa produkte bimore që do ju ndihmojnë të keni flokë të bukur dhe të shëndetshëm.

Kamomili

Sistemi natyral më popullor për të trajtuar flokët është përdorimi i kamomilit. Është e kotë të përmendim faktin që rezultati vërehet më shumë në kokën e biondeve natyrale. Aroma e kamomilit është e mrekullueshme dhe nuk ka efekte anësore. Për ta besuar, duhet ta provoni. Si të veproni? Në një enë me ujë të ngrohtë fusni disa gjethe kamomili, ose bustina të gatshme dhe lërini derisa uji të mos jetë ftohur plotësisht. Lajini flokët dhe para se t’i thani me peshqir shpërlajini me lëngun e kamomilit.


Limoni

Mos e përdorni limonin nëse keni flokë shumë të thatë dhe të brishtë, sepse mund ta përkeqësoni edhe më shumë situatën. Limoni mund të përdoret vetëm në rastet kur floku është i yndyrshëm, ose normal. Efekti ndriçues i limonit është përdorur gjithmonë. Bëni kujdes të mos e kaloni në lëkurë, por vetëm në rrënjën e flokëve. Përzieni në një filxhan ¼ lëng limoni të freskët dhe ¾ ujë mineral. Më pas, aplikojeni masën e përftuar në flokë dhe lëreni të veprojë për rreth dy orë. Për të shmangur efektin “tharje”, mos harroni që të përdorni zbutësin pas larjes me shampo.

Vaj ulliri

Të gjithë i njohin vetitë qetësuese dhe zbutëse të vajit të ullirit, por janë të paktë ata që i dinë vetitë ushqyese dhe se ndikon në zverdhjen e flokëve. Aplikoni vaj ulliri në flokë dhe qëndroni në diell për rreth një orë para se të laheni. Këtë përsëriteni tri herë në javë.

Molla, mjalti dhe uji

Përziejini këto tri përbërës në një enë plastike dhe më pas me masën e përftuar spërkasni flokët. Aplikojeni masën në flokë të lagur dhe qëndroni në diell për një orë. Pastaj për të larguar tërësisht mjaltin nga flokët do të jetë e nevojshme një larje e dytë me ujë të ngrohtë dhe të bollshëm.

Uthulla dhe majdanozi

Këta dy përbërës rikthejnë shkëlqimin dhe janë idealë për flokët që e kanë humbur atë. Uthulla: para se të lani kokën me shampo, hidhni në kokë një lugë gjelle uthull dhe masazhojeni. Majdanozi: zieni një tufë majdanoz për 30 minuta, lëreni të ftohet, më pas shpërlani flokët pasi t’i keni larë me shampo.

(Kosova Sot Online)