Vaji i kokosit për shkëlqimin e flokëve

  • 14 korrik 2019 - 08:32
Vaji i kokosit për shkëlqimin e flokëve

Preparatet për kujdes të flokëve me bazë alkoolin është më së miri të shmangen, pasi që thajnë flokët dhe largojnë vajin natyral nga qimja e flokut. Zgjidhje më e mirë janë vaji i avokados dhe regjeneratorët.

• Uji i ngrohtë hap folikulat e qimeve të flokëve dhe i bën më të thyeshme, prandaj më së miri do të ishte që flokët t'i pastroni me ujë të vakët. Uji i vakët mbyll folikulat dhe parandalon tharjen e flokëve, duke ia kthyer shkëlqimin e mëparshëm.

• Shkëlqim shtesë për flokët sigurojnë regjeneratorët që nuk shpëlahen. Regjeneratorët që për bazë kanë gjalpin e kakaos do ta "mbyllin" lagështinë në qimet e flokut, që më pas ju dhuron butësi dhe shkëlqim.

• Vajrat dobishme ndikojnë në flokë, e zgjedhja më e mirë është vaji i avokados, kokosit apo edhe vaji i ullirit. Duhet ngrohur dhe në ftohje e sipër duhet vendosur në flokë. Sipër saj vendosni kapelën e plastikës dhe e lini të veprojë një orë dhe të shpëlahet më pas.

• Preparatet për kujdesin e flokëve që për bazë kanë alkoolin më së miri do të ishte t'i shmangni, sepse thajnë flokët dhe heqin vajrat natyrale nga qimja e flokut.

• Për krehjen e flokëve më së miri është të përdorni krehër me formë të rrumbullakët. Ky lloj i krehrit dërgon vajin deri në rrënjët e flokëve dhe deri në majë të qimes. Kjo flokun e bën më me shkëlqim. 

• Njëherë në javë sugjerohet që të përdorni maskë. Mjafton përzierja e tetë dredhëzave me një lugë majonezë, ta vendosni në flokët e pastruara dhe ta lini pesë deri dhjetë minuta para se t'i shpëlani.

• Flokët sugjerohet që ta thani gjithnjë në mënyrë natyrale, por nëse kjo nuk është gjithmonë e mundur, më së miri është që ta përdorni programin me ajër të ftohtë.

• Hekuri i kthen shkëlqimin flokëve, prandaj sugjerohet që në ushqim të shtoni artikujt e pasur me këtë mineral, si vezët, spinaqi, brokoli dhe sardelet.

(Kosova Sot Online)