Trendi veror: Shamia si zbukurim në kokë

  • 06 July 2019 - 10:05
Trendi veror: Shamia si zbukurim në kokë

Mjafton ta shtoni një shami përreth kokës dhe dukjes suaj t'i jepni vulë origjinale dhe ta bëni të veçantë. Për më shumë, kjo shtesë e ëmbël në modë, ju ofron edhe mbrojtje nga dielli. Jetën e bëjnë imtësitë, e modën detajet. Nëse gjatë kësaj vere dëshironi të dukeni apo të vëreheni, stilistët sugjerojnë që detyrimisht të merreni me detaje atraktive.

Mjafton, për shembull, të vendosni një shami përreth kokës dhe dukjes suaj t'i jepni vulë origjinale dhe ta bëni të veçantë. Për më shumë, kjo shtesë e ëmbël në modë ju ofron edhe mbrojtje nga dielli. Pos kësaj, falë shamisë, nuk keni nevojë për tharjen e flokëve, mjafton që flokët t'i mblidhni në formën 'topuz', bishtalec. Kuptohet, ky detaj atraktiv mund të vendoset në mënyra të ndryshme, ndërsa që stilin e flokëve ta përshtatni me mënyrën e veshjes.

Mund të përcaktoheni për modele me ngjyra, njëngjyrëshe, modele të mëdha apo ngjyra neutrale, me motive lulesh, kafshësh apo me pemë. Në fakt, shamitë janë zëvendësim ideal për kapela, ndërsa që janë të dizajnuara nga materiale të ndryshme, nga më të fortë e deri tek ata të lehtë prej pambukut. Këtë verë sidomos është moderne mënyra retro e lidhjes, në stilin e Audrey Hepburn.

Po ashtu theksohet edhe stili cigan, duke mbuluar ballin dhe të gjitha flokët, përderisa në mënyrë të hatashme përshtatet me veshjen e stilit boho. I pashmangshëm është stili hipi, të cilit i shkojnë për shtati shamitë me motive lulesh e që mbulohet vetëm gjysma e kokës, përderisa flokët janë të lëshuara. Në variantet e zakonshme këtë detaj të modës mund ta mbani edhe si shirit apo ta lidhni. Shaminë edhe mund ta lidhni si turban, me fustane verore. Me një stil të tillë, natyrisht se ku do të shkoni, nuk do të kaloni pa u vërejtur.

(Kosova Sot Online)