Nëntë këshilla të çuditshme për parandalimin e shprishjes së flokëve

  • 08 July 2019 - 14:34
Nëntë këshilla të çuditshme për parandalimin e shprishjes së flokëve

Shprishja e flokëve është njëra ndër gjërat më të shpeshta që ia prishin ditën një femre dhe sa herë që flokët shprishen është pothuajse e pamundur që të zbuten. Ndonëse ekzistojnë shumë kremra e serume për flokë, të cilat parandalojnë shprishjen e flokëve, këshillat që më parë janë provuar nga dikush mund të rezultojnë më të përshtatshme në luftën kundër shprishjes së flokëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ajri i ftohtë

Mund të tingëllojë paradoksale, mirëpo terja e flokëve në ajër të ftohtë ju ndihmon të arrini flokë të lëmuar. Kjo mund t’ju merr më shumë kohë, mirëpo rezultati është i mahnitshëm. Nëse i thani flokët menjëherë, pasi të dilni nga dushi, sigurohuni që këtë gjë ta bëni jashtë banjës, pasi që avulli ndikon për të keq në flokë.

Bluza

Femrat me flokë kaçurrelë e kanë përdorur këtë trik për vite të tëra, i cili mund të funksionojë me të gjitha llojet e flokëve. Në vend se t’i thani flokët me peshqir, përdorni bluzë prej pambuku.

Mbështjellësi i jastëkut

Meqenëse flokët tuaj janë në kontakt me jastëkun për një kohë të gjatë, atëherë është shumë e rëndësishme që mbështjellësi i jastëkut të jetë i butë. Mbështjellësit e punuar nga sateni janë më të përshtatshmit, andaj, nëse nuk jeni duke përdorur një të tillë, konsiderojeni blerjen e tij.

Vaj ulliri

Ky trik është i mrekullueshëm: Trajtojini flokët tuaj me vaj ulliri dhe më pas mbështillini ata me peshqir për gjysmë ore para se t’i pastroni. Kjo është një metodë shumë e lirë dhe efektive.

Uji i ftohtë

Uji i ftohtë është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e flokëve. Pastrimi i flokëve me ujë të ftohtë nuk është një gjë e këndshme, mirëpo përfitimet që kanë flokët tuaj nga ai bëjnë që kjo të jetë një sakrificë që ia vlen.

Majoneza

Me siguri keni dëgjuar që majoneza është shumë e mirë për trajtimin e flokëve. Filloni me trajtimin e flokëve me majonezë një herë në javë dhe pastaj shtojeni përdorimin e saj sipas nevojës.

Kremi i duarve

Kremi i duarve mund t’i mbajë flokët nën kontroll! Vendosni pak krem në duar dhe më të trajtoni flokët për të fituar flokë të qëndrueshëm, që nuk shprishen lehtë.

Shkurtoni më rrallë flokët!  

Nëse dëshironi të keni një plan më afatgjatë për parandalimin e shprishjes së flokëve, atëherë duhet të reduktoni shkurtimin e tyre. Flokët më të gjatë janë më të rëndë, gjë që i bën të mos ndahen nga tufa edhe aq lehtë.

Llaku kundër shprishjes së flokëve

Llaku kundër shprishjes së flokëve është ilaçi që reagon më së shpejti ndaj flokëve të shprishur. Nëse keni për të dalë më shpejt dhe e shihni që flokët tuaj janë të shprishur, injoroni serumet dhe kremrat dhe përdorni llak për rregullimin e flokëve.

(Kosova Sot Online)