Përdorime praktike të 'Coca-Cola'-s

  • 09 korrik 2019 - 08:54
Përdorime praktike të 'Coca-Cola'-s

A keni menduar ndonjëherë se për çka tjetër mund ta përdorni 'Coca-Cola'-n veç pirjes së saj? Duke qenë një nga pijet më të popullarizuara të botës, ajo është një pije që ka nivelin e aciditetit shumë të lartë, thuajse të barabartë me acidin e baterive, gjë që e bën të përdorshme për shumëçka.

1. PASTRIMI I ENËVE ME USHQIM TË DJEGUR

Përdorimi i parë në listën e përdorimeve tronditëse të kësaj pijeje është largimi i pjesëve të mbetura të ushqimeve të djegura në enët tona. 'Coca-Cola' është një alternativë e mirë për produktet shtëpiake të pastrimit. Pasi që nuk ka një aromë të rëndë e të padurueshme, ajo është e përkryer për këtë. Lëreni një sasi të 'Coca-Cola'-s në tenxheren tuaj për 15 deri në 20 minuta dhe kështu do të zvogëloni kohën e gërryerjes së saj.

2. LARGIMI I ÇAMÇAKËZIT NGA FLOKËT

Nëse fëmija juaj ka rënë për të fjetur me një çamçakëz në gojën e tij dhe tani disi ka përfunduar në flokët e tij, nuk ka nevojë që t'i preni ato, kur mund të përdorni një shishe të shijshme të 'CocaCola'-s për ta larguar atë. Thjesht, përdorni pak nga kjo pije në atë zonë dhe prisni disa minuta, para se të filloni ta largoni atë. Aciditeti e zbut edhe gomën më të fortë.

3. LARGIMI I SHENJAVE TË YNDYRËS NGA RROBAT

Të gjithë kemi pasur ato ditë, kur kemi derdhur papritur në mënyrë të gabuar atë sprejin me vaj të flokëve në këmishën tonë, ose pa dijeni kemi fshirë gishtërinjtë me yndyrë në pantallonat tona. A e keni ditur që 'Coca-Cola' largon këto shenja të forta? Thjesht, lëreni të qëndrojë pak në atë zonë dhe shenja do të largohet plotësisht.

4.PASTRIMI I DRITAREVE

Nganjëherë, thjesht nuk keni kohë të dilni në dyqan për të blerë një shishe të re me detergjent të qelqit. Por, nëse keni 'Coca-Cola' në frigorifer, atëherë keni atë që ju duhet. Kjo pije pastron në mënyrë të përkryer dritaret e shtëpisë apo të veturës suaj.

5. LARGIMI I NGJYRËS NGA METALET

Nëse keni filluar ndonjë projekt të ri me mobiliet e vjetra, 'Coca-Cola' mund t'ju ndihmojë shumë. Nëse pa dashje një sasi e ngjyrës ju ka rënë në pjesën metalike të mobilieve, do ta keni shumë të vështirë ta largoni atë pa ndonjë tretës të ngjyrës. Nëse përdorni 'Coca-Cola' ju do të largoni tërë pjesën e ngjyrës së padëshiruar.

6. PASTRIMI I MOTORIT TË VETURËS

Për të gjithë ju mekanikët e veturave, kjo mund t'ju interesojë më shumë. 'Coca-Cola' mund të pastrojë motorin e veturës, duke larguar korrozionin e baterisë. Acidi punon në atë mënyrë që e largon ndryshkun me flluskat e veta. Mënyra më e mirë për ta përdorur atë është me lagien e një lecke me të dhe pastrimin e motorit më pas.

(Kosova Sot Online)