Stilet e flokëve që ju bëjnë të jeni trend

  • 09 korrik 2019 - 19:50
Stilet e flokëve që ju bëjnë të jeni trend

Nëse mendoni se keni një fytyrë tepër të gjerë, atëherë me anë të stilit të veçantë të flokëve, mund ta bëni atë që të duket më e ngushtë

1. FLOKËT DERI NË SUPE

Flokët me gjatësi që arrijnë deri nën mjekër, apo deri në supe, janë stili më i mirë i flokëve, nëse doni që fytyra juaj të duket më e ngushtë sesa që është në të vërtetë. Ekspertët preferojnë që flokët të shkojnë nën mjekër për rreth 7 cm. Por, ato mund të mbërrijnë edhe deri në supe. Marrë në përgjithësi, duhet të praktikoni stile të flokëve të shtresuara.

2. FLOKËT E GJATË, TË SHTRESUAR

Nëse preferoni që të keni flokë të gjata, atëherë ua preferojmë "një stil interesant të flokëve me shtresa", respektivisht të flokëve të shkallëzuara. Flokët e gjatë, të shkallëzuar janë stil ideal i flokëve nëse doni që ta krijoni përshtypjen se keni fytyrë më të ngushtë sesa që e keni në të vërtetë. E vetmja gjë që duhet mbajtur mend me rastin e prerjes së flokëve, është që ta ruani vëllimin në pjesët e poshtme të flokëve.

3. BALLUKET E GJATA, TË VENDOSURA ANASH

Në fund, gjithmonë mund të përcaktoheni për balluke të gjata, të cilat bien lirshëm anash. Ky është një stil i mrekullueshëm kur doni që fytyrën ta bëni të duket më e ngushtë. Nëse doni që t'i shkurtoni balluket, ekspertët preferojnë që ato t'i shkurtoni deri te gjysma e hundës dhe që në pjesët e poshtme, flokët të jenë të shprishur. 


(Kosova Sot Online)