Stilet e flokëve që kanë qenë në modë në këtë vit

  • 10 July 2019 - 14:59
Stilet e flokëve që kanë qenë në modë në këtë vit

Ndonëse ka kaluar pak më shumë se gjysma e vitit, ka shumë stile flokësh të cilat kanë rënë në sy gjatë kësaj periudhe. Me shumë gjasë, këto stile flokësh do të jenë në modë edhe gjatë vitit të ardhshëm, mirëpo jo të gjitha stilet e flokëve u përshtaten të gjitha femrave. Andaj, këshillohuni me stilistin tuaj para se të vendosni për ndonjërin prej stileve më tërheqëse të këtij viti  

1. FLOKËT E VALËZUAR

Njëri nga trendët më të mëdhenj të këtij viti është ai me flokë të valëzuar. Gjëja më e mirë është që ky stil flokësh mund të krijohet edhe nëse nuk i keni flokët shumë të gjatë.

2. STILI I FLOKËVE 'BOB' I GJATË

Stili i flokëve 'bob' i gjatë mbërrin deri te krahët, pra nuk është vetëm deri te veshët. E mira e këtij stili të flokëve është që bën të ndiheni të freskëta edhe gjatë ditëve të nxehta verore, pa pasur nevojë t'i shkurtoni shumë flokët.

3. FLOKËT E GJATË

Flokët e gjatë janë shumë të përshtatshëm për krijimin e stileve të ndryshme, pasi që, nëse keni flokë të gjatë, ju mund t'u shtoni atyre volum, mund t'i mbani të drejtë dhe mund të krijoni valëzime apo kaçurrela. Varësisht prej ditës dhe asaj sesi ndihet.

4. BALLUKET

Balluket kanë qenë shumë në modë në këtë periudhë të vitit 2014, pasi që janë parë në shumë prej revyve të modës që janë mbajtur. Ideja është që balluket të mbërrijnë deri mbi vetulla, pra të jenë të gjata, dhe pikërisht ky është stili që besohet që do të jetojë më gjatë se sa një vit. 

5. STILI 'BOB' ME BALLUKE

Pa marrë parasysh se a jeni duke kërkuar një stil 'bob' të gjatë flokësh, sikur ai që përmendëm më lart, apo një stil të thjeshtë, balluket vetëm se e rregullojnë stilin tuaj. Stili i flokëve 'bob' me balluke ka qenë një trend i madh për këtë vit.  

(Kosova Sot Online)