Recetat natyrale për pastrimin e fytyrës

  • 12 July 2019 - 08:50
Recetat natyrale për pastrimin e fytyrës

Femrat zakonisht shpenzojnë shumë në maska të ndryshme, për pastrimin e fytyrës. Edhe pse të shtrenjta, ndodh që disa prej tyre të mos kenë fare efekt pozitiv.

Në vijim ju prezantojmë disa receta krejt natyrale, me ndihmën e të cilave do t'ia arrini ta pastroni fytyrën, pa shumë mund dhe pa shumë shpenzime.

PIKAT PËR SY

Pikat për sy shtrëngojnë enët e gjakut, prandaj edhe ndihmojnë në zvogëlimin e skuqjeve. Me ndihmën e shkopinjve për veshë vendosni disa pika në puçrra. E lini të veprojë rreth dhjetë minuta e më pas fytyrën e pastroni me ujë. Këtë tretman e përsëritni për çdo dy orë, dallimet shumë shpejt do të jenë të dukshme.

HUDHRA

Besoni apo jo, edhe hudhra mund të ndihmojë mjaft. Shkaku se posedon shumë përbërës kundër baktereve, qepa është ideale në luftën kundër akneve dhe infeksioneve të tjera që paraqiten në fytyrë. Pastrojeni thelbin e hudhrës, e ndani në mes dhe ngadalë e vendosni në hapësirat ku keni skuqje të fytyrës. E lini të veprojë së paku gjysmë ore e më pas e shpëlani fytyrën.

VAJI ETERIK

Këtu kemi të bëjmë me antiseptikun natyral, i cili lufton kundër baktereve, që shkaktojnë shfaqjen e puçrrave dhe njollave. Sikurse edhe te pikat për sy, merrni disa pika vaji eterik, me ndihmën e shkopinjve që i përdorni për pastrim të vesit dhe vendoni në vendin problematik. Nëse ndieni djegie pastrojeni fytyrën, përderisa herën tjetër vajin përziejeni me pak ujë.

LIMONI

Limoni është i shkëlqyeshëm për lëkurën, e po ashtu se edhe ndihmon në largimin e puçrrave. Krejt çfarë duhet të bëni është ta ndani limonin përgjysmë dhe ta vendosni në fytyrë për dhjetë minuta. Më pas fytyrën e shpëlani me ujë. Për pastrimin e fytyrës është e dobishme edhe soda e bukës, që përzihet me lëngun e limonit, përzierje kjo që duhet ta vendosni në fytyrë dhe ta lini të veprojë për një orë e më pas ta shpëlani fytyrën me ujë.

(Kosova Sot Online)