Si ta largoni grimin nga fytyra?

  • 13 korrik 2019 - 09:37
Si ta largoni grimin nga fytyra?

Ju është harxhuar qumështi kozmetik për heqjen e grimit? Mos u shqetësoni, por hapeni frigoriferin dhe kërkoni një zgjidhje alternative

1. Produktet e qumështit: Mjetet e specializuara për heqjen e grimit mund të zëvendësohen lehtë me qumësht të rëndomtë, të cilin e përdorni për “corn-flakes”, apo për përgatitjen e kafes në mëngjes. Në fakt, qumështi, jogurti, apo kefiri, e pastrojnë fytyrën për mrekulli, por edhe e ushqejnë lëkurën. 

2. Lëngu i kastravecëve të freskët: Qëroni kastravecët, i gërryeni ata dhe kullojeni lëngun, me të cilin më pas butësisht e hiqni grimin nga fytyra. Përndryshe, kastraveci është i mrekullueshëm edhe si zbardhues natyror, i cili i heqë grimcat e grimit nga fytyra, por edhe duke e freskuar pamjen e përgjithshme të fytyrës, prandaj lëngun e kësaj perime mund ta përdorni edhe për t’i larë sytë në mëngjes.

3. Vaji i ullirit: Futeni pambukun në pak vaj të ullirit, e më pas hiqeni me kujdes maskarën dhe tushin nga kapakët e syve. Ky është preparati më i mirë për heqjen e maskarës. Duke qenë se bëhet fjalë për një vaj natyror, ai përpos që e heqë grimin, e ushqen edhe lëkurën. Për të njëjtin qëllim mund të përdoret edhe vaji i bajameve dhe jojobës.

(Kosova Sot Online)