Nëntë sekrete për flokë të shëndoshë

  • 15 korrik 2019 - 17:22
Nëntë sekrete për flokë të shëndoshë

Më poshtë kemi renditur disa sekrete për flokë të shëndoshë, të cilët janë ruajtur me shumë xhelozi ndër vite. E mira e tyre është që janë të përshtatshëm për pothuajse të gjitha llojet e flokëve.

TRAJTONI FLOKËT E DOBËT ME SILIKON!

Flokët e dobët dhe të hollë janë shumë të zakontë, megjithatë shumë pak femra dinë sesi t'i trajtojnë. Mënyra më e përshtatshme për trajtimin e flokëve të hollë dhe të brishtë është përmes përdorimit të produkteve që përmbajnë silikon. Silikoni krijon një lloj shtrese në flokë, e cila bën që flokët tuaj të duken më të trashë. 

KONSUMONI PESHK DHE BAJAME PËR FLOKË TË SHËNDOSHË

Ushqimet, të cilat janë të shëndetshme për trupin tuaj, janë shumë të mira edhe për flokët. Andaj, shqyrtoni mundësinë e konsumimit të peshkut salmon dhe bajameve. Proteinat dhe acidet yndyrore të cilat gjenden në këto ushqime, ju ndihmojnë të fitoni një lëkurë më të shëndoshë të kokës. Edhe perimet e gjelbra, karotat dhe drithërat janë të mira për flokët tuaj. 

RUANI SHKËLQIMIN ME UJË TË VAKËT!

Uji i nxehtë mund të largojë yndyrën mbrojtëse nga koka juaj, e cila vepron si mbrojtës natyral. Pas largimit të këtyre yndyrave, shkëlqimi natyral i flokëve mund të largohet. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të vuani duke u pastruar me ujë të ftohtë, mirëpo, mund të përdorni ujë të vakët për pastrimin e tyre. 

TRAJTONI DËMTIMET E FLOKËVE ME PRODUKTE QË PËRMBAJNË PROTEINË

Nëse jeni përdoruese e shpeshtë e pajisjeve të nxehta për rregullim të flokëve, apo keni dëshirë të manipuloni me ngjyrën e flokëve, ju mund të dëmtoni shtresat e jashtme mbrojtëse të flokëve. Si rezultat i këtij dëmtimi, do të fitoni të çara në fund të fijeve të flokëve. Fatmirësisht, ekzistojnë ilaçet për këtë problem dhe atë jo më larg sesa tek produktet që përmbajnë proteinë.

MOS E TRAJTONI ZBOKTHIN ME VAJ!

Zbokthi nuk shfaqet si pasojë e lëkurës së tharë - përkundër copëzave të bardha që bien në krahët tuaj. Një çrregullim i vogël në lëkurë e ka fajin për këtë problem. Trajtimi i lëkurës së kokës me vaj, vetëm sa mund ta përkeqësojë situatën. Shamponi special për largimin e zbokthit është më i përshtatshmi për trajtimin e tij.

KRIHNI FLOKËT MË RRALLË PËR TË SHMANGUR RËNIEN E TYRE

Mos i krihni shpesh flokët, pasi që krehja e shpeshtë ndikon në rënien e tyre. Rënia e një sasi të konsiderueshme flokësh është normale - disa femra humbin 50 deri në 100 qime në ditë - pasi që ato qime veçse janë të vdekura. Për të shmangur rënien e flokëve ët shëndoshë, mos i krihni flokët shpesh, dhe kurrsesi kur janë të lagët.

MOS I LIDHNI FLOKËT SHTRËNGUESHËM!

Bishtalecat dhe stili bishtkali janë shumë të përshtatshëm dhe ju ndihmojnë të dukeni bukur. Mirëpo, nëse ju i shtrëngoni shumë flokët tuaj, ju mund t'i dëmtoni shumë rrënjët e flokëve. Andaj, nëse jeni adhuruese e këtyre stileve të flokëve, mundohuni t'i mos i shtrëngoni shumë flokët dhe zgjidhni sa herë që shkoni në shtrat.

FSHIHNI THINJAT ME KUJDES!

Flokët nuk ndryshojnë vetëm ngjyrën me kalimin e kohës, pasi që ata bëhen edhe më të dobët dhe rritën më ngadalë. Andaj, kur të arrini një moshë të konsiderueshme është shumë e përshtatshme të përdorni produkte që përmbajnë një sasi të vogël të kemikaleve.

BËNI DUSH PARA SE TË NOTONI!

Nëse ju pastroheni në dush para se të futeni në pishinë apo në det, flokët tuaj do të jenë shumë më të mbrojtur. Kjo për faktin sepse flokët do të ngopen me ujë gjatë kohës së dushit andaj edhe nuk do të thithin shumë klor në pishinë apo ujë të kripur në det. 

(Kosova Sot Online)