Si të visheni, bazuar në shenjën e horoskopit?

  • 16 korrik 2019 - 11:16
Si të visheni, bazuar në shenjën e horoskopit?

Disa nga zgjedhjet e veshjeve tuaja nuk janë në dorën tuaj. Është e mundur që preferencat tona në stil janë një reflektim i shenjave tona astrologjie. A jeni e destinuar të pëlqeni veshjet sportive apo fustanet elegante, ngjyrat e ndezura apo ato neutrale? Zbulojeni më poshtë!

DASHI

Profili i stilit: Xhaketat e mahnitshme të lëkurës dhe bluzat e mëndafshta janë të preferuarat tuaja. Stili juaj është i thjeshtë, por i sofistikuar. Kombinimi ideal: Shenja juaj preferon pamjet bazike dhe të fuqishme. Këtu kemi krijuar një pamje, që ka ngjyra neutrale me pak të kuqe në pjesën e jakës. Kemi shtuar edhe një xhaketë të zezë të lëkurës, që nuk del nga moda asnjëherë.

DEMI

Profili i stilit: Rrobat e mëndafshit, kadifesë dhe pambukut janë të preferuarat për ju. Nuk ju pëlqejnë gjërat që kanë shumë shkëlqim apo që bien shumë në sy. Kombinimi ideal: Ngjyrat e lehta neutrale me përjashtim të ngjyrës rozë në tunikë janë të përkryera për ju. Pasi që pëlqeni materialet e tilla, do ta adhuroni edhe çantën.

BINJAKËT

Profili i stilit:Ju pëlqeni stilin e rehatshëm, dhe të përshtatshëm për punë e shtëpi. Kombinimi ideal: Pasi që jeni shumë punëtore, pëlqeni diçka që ju bën të ndiheni mirë. Ky fund është klasik dhe i përshtatshëm për zyrë me ngjyrën tuaj të preferuar të kombinuar edhe bluzën e lëkurës.

GAFORRJA

Profili i stilit: Juve ju pëlqejnë siluetat delikate, elegante dhe femërorë. Ngjyrat e preferuara janë e hirta, e bardha dhe e kaltra. Kombinimi ideal: Ky fustan elegant që flet vet për sensin tuaj të modës. Kombinimi i përkryer me të është një ngjyrë pjeshke në buzë dhe këpucë me taka të larta.

PESHORJA

Profili i stilit: Peshorja është e njohur për anën e vet delikate. Stili juaj inspirohet nga ngjyrat e qiellit: e kaltra e hapur, ngjyra rozë e hapur dhe e argjendta. Kombinimi ideal: Pasi që muajt e ardhshëm parashikohen të jenë të ngarkuar me udhëtime të shumta për ju, fundet e shkurtra të kombinuara edhe me tunika më të thjeshta me dantella dhe atlete, janë kombinim i përkryer për ju.

BRICJAPI

Profili i stilit: Eleganca, pamja e sofistikuar dhe e përshtatshme për zyrë flet më së miri për shijen tuaj në modë. Kombinimi ideal: Fustani i zi është i preferuari juaj. Në fakt kemi zgjedhur një që është shumë i thjeshtë, por që ka një siluetë shumë më speciale. Juve ju pëlqejnë ngjyrat neutrale, me shkëlqime metalike.

LUANI

Profili i stilit: Ju më parë do të dëshironit që të keni një kombinim të shtrenjtë dhe të mirë, sesa një dollap plot me rroba të brendeve të zakonshme. Ju pëlqeni ngjyrën e artë dhe ngjyrën e kuqe të ndezur, por edhe të purpurtën. Kombinimi ideal: Kombinimi më i mirë arrihet me stoli të arta, motiv leopardi dhe syze dielli të mëdha. Pjesa e hapur në shpinë shfaq lëkurën, duke balancuar thjeshtësinë.

AKREPI

Profili i stilit: Me një fokus kaq të madh në karrierë stili juaj reflekton qëndrimin tuaj solid. Femrat e kësaj shenje pëlqejnë ngjyrat neutrale dhe pëlqejnë të kenë një uniformë me prerje të mirë, që duket funksionale dhe me stil. Kombinimi ideal: Ne kemi adaptuar një pamje të përditshme që është e përshtatshme për ju. Çdo veshje klasike është e përshtatur në mënyrë moderne me ngjyrë të kuqe, me tunika të bardha që kanë motive grafike dhe bluza të zeza.

UJORI

Profili i stilit: Duke qenë një femër shumë individuale, e pavarur dhe inovative, ju visheni ashtu si ju pëlqen. Asnjëherë nuk e ngatërroni rehatinë me mungesë stili, pasi që edhe veshjet më të thjeshta duken të kombinuara mirë. Kombinimi ideal: Pantallonat e gjera mund të mos kenë qenë të preferuarit e të gjitha femrave këtë verë, por juve ju kanë pëlqyer që nga dita e parë. Ky version me ngjyrë të portokalltë është i mahnitshëm për ju.

VIRGJËRESHA

Profili i stilit: Derisa Virgjëresha është një tjetër shenjë që favorizon stilin elegant dhe siluetat joshëse, nuk pëlqen veshjet e tepruara joserioze. Ju kërkoni kualitet, kështu që gardëroba juaj zgjat disa sezone. Kombinimi ideal: Ky fustan femëror me ngjyrë të verdhë është i përkryer për qëndrimin tuaj ndaj modës shumëfunksionale, sidomos kur kombinohet me një palë atlete klasike, praktike që e bëjnë këtë veshje të përshtatshme për gjithçka.

SHIGJETARI

Profili i stilit: Veshjet sportive që anojnë më shumë nga pamja mashkullore janë të preferuarat tuaja. Kombinimi ideal: Kjo xhaketë e bukur e stilit të meshkujve me ngjyrë të zezë do të përdorej shumë në gardërobën tuaj. Mendoni pamjen e Katherine Hepburn dhe Lauren Bacall dhe do të keni idenë.

PESHQIT

Profili i stilit: Ju pëlqejnë veshjet e përziera, pasi që jeni një kampion, kur është fjala për gjetjen e balancimit të duhur. Stili juaj i preferuar është stili femëror me materiale si mëndafshi, tyli dhe kadifeja. Kombinimi ideal: Një fustan i gjatë me një jelek të tillë mbi të është i përkryer për ju, i kombinuar edhe me një palë vathë me shkëlqim dhe një çantë e njëjtë. 

(Kosova Sot Online)