Shtatë trajtime të flokëve me produkte të kuzhinës

  • 17 July 2019 - 14:50
Shtatë trajtime të flokëve me produkte të kuzhinës

Para se të niseni në drejtim të barnatores për të kërkuar ndonjë ilaç apo maskë, kërkoni në kuzhinë për të gjetur ilaçet natyrale. Kuzhina është e mbushur me shumë ilaçe, shumë më tepër se sa që e keni menduar dhe, për më tepër, ilaçet që janë në kuzhinë janë tërësisht natyrale, duke mos ju detyruar që t’i lexoni dhe të mundoheni t’i deshifroni emrat e gjatë të përbërësve të pakuptimtë nëpër kutitë e ilaçeve

1. Nëse dielli jua ka dëmtuar flokët

Nëse flokët tuaj janë të thatë ose kanë qenë të ekspozuar gjatë në diell, atëherë duhet të vraponi shpejt për të gjetur ilaçin në kuzhinë. Ilaçi për flokët e thatë është mjalti në formë lëngu. Trajtoni flokët tuaj me mjaltë të tillë dhe lërini mjaltin të qëndrojë në flokë për 20 minuta ose gjysmë ore para se të futeni në dush sikur herëve të zakonshme.

2. Për femrat me flokë të yndyrshëm

Nëse keni flokë të yndyrshëm dhe i urreni, atëherë me siguri që do të keni dëshirë që të largoni yndyrën e tepërt nga flokët. Për ta bërë një gjë të tillë, përdorni miell misri. Merrni një lugë gjelle miell misri dhe shpërndajeni nëpër rrënjët e flokëve, lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta para se t’i krihni flokët për të larguar copëzat e miellit. Sigurohuni që keni larguar të gjitha copëzat e miellit, pasi që nuk do të dëshironit të keni miell në kokë përgjatë gjithë ditës.

 

3. Për flokët që nuk kanë volum

Kjo metodë mund të tingëllojë shumë e çuditshme, mirëpo funksionon! Në një gotë me nivele të shënuara, përzieni një vezë me një lugë vaj luledielli dhe më pas përzierjen hidheni në 150 mililitra birrë. Aplikoni këtë zbutës në flokë, lëreni të qëndrojë për 15 minuta para se të pastroheni dhe të fitoni flokë me shumë volum.

4. Nëse vuani nga shprishjet e flokëve

Avokado është shumë i shijshëm, andaj askush nuk do të dëshironte ta përdorë kot. Mirëpo, ia vlen që avokado të përdorët për këtë metodë. Ndani një avokado në gjysmë dhe shtrydheni mirë para se ta aplikoni në flokë. Nëse e ndieni që keni më shumë shprishje flokësh sesa njerëzit e tjerë, hidhni edhe pak të verdhë të vezë në avokado dhe lëreni të qëndrojë për pesëmbëdhjetë minuta.

5. Për femrat që kanë irritime në lëkurën e kokës

Nëse e keni zënë veten duke kruar kokën, atëherë me shumë gjasë keni nevojë për një trajtim të flokëve dhe atë duke përdorur gjërat që gjenden në kuzhinë. Krijoni një përzierje të përbërë nga dy pjesë lëng limoni, dy pjesë ujë dhe dy pjesë vaj ulliri. Përzierjen e fituar hidheni në flokë dhe me të trajtoni flokët për 20 minuta para se t’i pastroni ata për të mos vuajtur më nga lëkura e irrituar e kokës. 

6. Për flokë që shkëlqejnë

Revistat e ndryshme shfaqin femra me flokë që shkëlqejnë, flokë që të gjitha femrat do t’i dëshironin. Çuditërisht, shkëlqimi i flokëve mund të arrihet shumë lehtë dhe atë duke vendosur jogurt në flokë. Pasi të keni hedhur jogurtin në kokë, krihni flokët me kujdes për t’u siguruar që çdo fije floku trajtohet nga jogurti dhe të nesërmen flokët tuaj do të shkëlqejnë.

7. Për t’i larguar të gjitha produktet nga flokët

Nëse i doni eksperimentet, atëherë provoni këtë metodë që do të largonte produktet e krijuar në flokët tuaj. Përzieni dy lugë sodë buke me ujë të mjaftueshëm sa për të krijuar një masë të trashë dhe me përzierjen e fituar trajtoni çdo fije floku nga rrënja deri në majë. Këtë gjë më së miri mund ta bëni duke përdorur një brushë dhëmbësh. 

(Kosova Sot Online)