Nëse dëshironi të jeni të lumtur, hiqni dorë nga këto tri gjëra

  • 19 July 2019 - 13:29
Nëse dëshironi të jeni të lumtur, hiqni dorë nga këto tri gjëra

Të gjithë ndonjëherë ndihemi pa disponim, pavarësisht se nuk kemi arsye për t’u ndjerë keq. Hulumtimet sugjerojnë se ka disa arsye për depresion dhe palumturi – siç është mos balancimi kimik, ndonjë ngjarje stresuese në jetë, ilaçet që mund të jemi duke i përdorur, etj. Disa prej këtyre shkaktarëve nuk mund t’i kontrollojmë pa ndihmë profesionale, por ne definitivisht mund ta kontrollojmë nivelin e stresit në jetët tona.

Ndonjëherë duhet t’i largojmë disa gjëra të caktuara që na rrethojnë në mënyrë që ta ruajmë paqen e mendjes. Vetë-gjykimi dhe gjykimi i tjerëve Gjykimi i vetvetes është rrugë drejt palumturish. Vetë-gjykimi na parandalon ta arrijmë potencialin e plotë dhe ka fuqi enorme destruktive. Ndaloni së përqendruari në dobësitë dhe zhvilloni forcat që i keni. Gjithashtu nuk keni nevojë t’i gjykoni tjerët sepse vetëm krijoni negativitet të panevojshëm në jetë.

Fajet, pendimet dhe të kaluarën- Të gjithë bëjmë gabime – kështu e don jeta! Por, mos i lini ato gabime të mbesin në kokën tuaj dhe të ndikojnë në të ardhmen. E vetmja gjë që mund ta bëni është të mësoni nga këto gabime dhe të bëheni person më i mirë. Nëse mendoni se e keni bërë dikë të ndihet keq, kërkoni falje deh ecni tutje. Mos i leni pendimet nga e kaluara t’jua shkatërrojnë lumturinë.

Frika nga e panjohura- Të brengoseni për diçka të panjohur është në rregull. Por, duhet ta mbani mend se gjërat e mira ndodhin kur dilni nga zona e komfortit. Nëse keni dashur të provoni diçka për një kohë të gjatë, por keni pasur frikë – bëjeni atë!

(Kosova Sot Online)