Zonat më të përshtatshme për aplikimin e korrektorit

  • 20 July 2019 - 08:47
Zonat më të përshtatshme për aplikimin e korrektorit

A keni dilema se ku ta vendosni korrektorin? Korrektori është një produkt i mrekullueshëm grimi, nëse dini se ku ta përdorni. Jo çdokush i ka nevojat e njëjta për përdorim të korrektorit, mirëpo, nëse jeni në mesin e femrave që keni nevojë për përdorim të tij, lexoni më poshtë për ta kuptuar se ku mund të përdoret korrektori.  

1. Në puçrra dhe akne   

Shenjat në lëkurë kanë më së shumti nevojë për korrektor. Çdokush dëshiron që t’i fshehë shenjat, sidomos në fytyrë, mirëpo një tjetër trik që medoemos duhet mbajtur në mend është që kur kemi të bëjmë me korrektorin sa më pak është më mirë. 

2. Skajet e hundës

Një tjetër pjesë e fytyrës që mund të jetë e përshtatshme për aplikim të korrektorit është në skajet e hundës. Nëse keni nuancë të çelë të lëkurës, kjo pjesë e fytyrës mund të jetë më e çeltë, duke bërë që të shihen damarët e vegjël, ndërsa nëse keni ngjyrë më të mbylltë të lëkurës, atëherë kjo pjesë zakonisht do të jetë më e mbylltë në krahasim me pjesën tjetër.

3. Në pjesën nën sy

Njëra nga pjesët më të zakonta për aplikimin e korrektorit është nën sy. Mënyra më e përshtatshme për aplikimin e korrektorit nën sy është duke vendosur pak të tillë me majë të gushtit dhe më pas të shpërndahet me sukses.

4. Nën buzën e poshtme

Zakonisht, në pjesën nën qendrën e buzës së poshtme krijohet një lloj hije. Nëse vendosni pak korrektor në këtë pjesë, do t’i ndihmoni vetes të dukeni më bukur dhe fytyra juaj do të jetë më e shndritshme.

5. Skajet e buzëve

Skajet e buzëve mund të jenë gjithashtu të përshtatshme për aplikim të korrektorit. Ashtu sikur skajet e hundës, edhe skajet e buzëve mund të skuqen dhe në rastet kur kemi të bëjmë me mbulimin e pjesëve të skuqura korrektori më i përshtatshëm është ai me bazë të verdhë.

6. Zonat specifike në fytyrë

Ka shumë hapësira në fytyrë ku mund ta ndieni të nevojshme përdorimin e korrektorit. Mund të keni një shenjë të lindjes, të cilën do të dëshironit ta mbulonit, apo thjesht ndonjë skuqje që shfaqet si pasojë e ndonjë alergjie. Në rastet e tilla mund të përdorni korrektor për fshehjen e këtyre defekteve.

(Kosova Sot Online)