Kur duhet ta hidhni maskarën?

  • 20 July 2019 - 18:25
Kur duhet ta hidhni maskarën?

Maskara është një produkt, i cili është shumë i ndjeshëm ndaj zhvillimit të baktereve, e për këtë arsye duhet ta zëvendësoni rregullisht nëse dëshironi që t'i parandaloni infektimet e llojllojshme. Prej momentit të hapjes, maskarën më së miri është që ta përdorni për më së shumti katër muaj.

Madje edhe nëse nuk e keni harxhuar e ka kaluar një kohë shumë e gjatë, rekomandohet që ta blini një maskarë të re. Por, nëse edhe më herët vëreni ndryshim të aromës ose teksturës, zëvendësojeni menjëherë atë me një të re.

(Kosova Sot Online)