Ushtrimet më të mira për figurën e femrës

  • 21 July 2019 - 08:32
Ushtrimet më të mira për figurën e femrës

Ju shkon nerva pse rezultatet nuk po vërehen askund, megjithëse po ushtroni mjaft? A dëshironi të dukeni bukur për vetëm disa muaj? Atëherë provoni këto ushtrime

KALIMI I LITARIT

Loja me litar është mënyra më e lehtë për ta transformuar trupin tuaj. Ky ushtrim djeg mjaftueshëm kalori për një minutë, në krahasim me ushtrimet tjera. Bëni sa më shumë ushtrime të mundeni. Do të ishte mirë që të këtë ta bëni në ajër të pastër, që paraprakisht të nxeheni me ushtrime të lehta dhe litari të jetë mjaftueshëm i gjatë në krahasim me gjatësinë tuaj.

POMPAT

Pompat janë paksa ushtrim më i vështirë, prandaj nevojitet forcë fizike. Së pari shtrihuni në dysheme dhe i vendosni shuplakat e duarve. Në fillim bëni tri deri katër ushtrime e pas një kohe mund të bëni edhe më shumë.

PËR KËMBË

Për t'i shtrënguar muskujt e këmbës, ky është ushtrim ideal. Qëndroni në gjurin e këmbës së majtë, derisa këmba tjetër le të mbështetet në shputën e këmbës. Më pas drejtoni këmbën e majtë dhe lëshohuni lehtë, dhjetë herë.

NOTI

Notimi është shumë i shëndetshëm, pasi që angazhon të gjithë muskujt, e pos kësaj qetëson depresionin dhe pikëllimin.

VRAPIMI

Nga vrapi ka shumë dobi. Forcon zemrën, përmirëson tretjen, zvogëlon depresionin, shkrin kaloritë... Mund të vraponi vetëm, por edhe në shoqëri.

NGASJA E BIÇIKLETËS

Ngasja e biçikletës është ushtrimi më i mirë për shtrëngimin e pjesës së poshtme të trupit. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon problemet me zemër. 

(Kosova Sot Online)