Fshehtësitë e produkteve shtëpiake

  • 23 July 2019 - 08:29
Fshehtësitë e produkteve shtëpiake

PASTA 'COLGATE' PËR DJEGIE

A e keni ditur që pasta e dhëmbëve 'Colgate' është një zgjidhje e duhur për djegiet në lëkurë.

DHIMBJE FYTI? PROVONI MJALTIN!

Thjesht përzieni ¼ e filxhanit me uthull me ¼ e filxhanit me mjaltë dhe merrni një lugë të vogël të kësaj përzierjeje, gjashtë herë në ditë. Uthulla vret bakteret.

MBRONI SYZET ME LLAK!

Për të parandaluar lirimin e vidave në syze, lyeni ato me llak të tejdukshëm të thonjve të brendit 'Mabylline' e më pas shtrëngoni në vendin e tyre.

'COCA-COLA' PËR LARGIMIN E NDRYSHKUT Harroni ata eliminues të shtrenjtë të ndryshkut. Thjesht lageni një shpuzë me 'coca-cola' dhe pastrojeni njollën e ndryshkut.

NGJITËS PËR LARGIMIN E 'ASHKLËS' NGA LËKURA

Nëse keni punuar me drunj sot dhe vëreni që një nga ashklat ju ka mbetur në lëkurë, duke ju shkaktuar dhimbje, thjesht hidhni pak ngjitës të llojit 'Elmer Glue All' dhe lëreni të thahet. Largojeni ngjitësin e tharë nga lëkura.

SALCA PËR FLLUSKA NË LËKURË

Nëse keni salcë domatesh në shtëpi, mund ta përdorni në rast të djegieve dhe paraqitjes së flluskave në lëkurë. Acidet e domateve shërojnë lëkurën.

UTHULLA PËR MAVIJOSJET

Përdorni uthull për të shëruar mavijosjet në lëkurën tuaj. Lageni një copë pambuku me të dhe mbajeni mbi shenjën e mavijosjes për një orë. Uthulla e largon mavijosjen dhe e përshpejton shërimin.

MBYTNI PLESHTAT ME SHAMPON TË ENËVE!

Nëse qeni juaj ka pleshta, thjesht përdorni pak shampon të enëve në ujin e përgatitur për pastrimin e tij dhe do të shihni efektin e mirë të tij.

MIELL TËRSHËRE PËR ARTRITIS

Përzieni 2 filxhanë me miell dhe 1 filxhan me ujë të ngrohtë, për të krijuar një përzierje, e cila kur ftohet mund të përdoret si një masë që largon dhimbjen e nyjave.

LUGA E DRURIT PARANDALON VLIMIN

Nëse keni probleme me ujin që vlon vazhdimisht, ju mund të vendosni një lugë druri mbi enën.

PJATA E LETRËS PARANDALON SPËRKATJEN

Nëse keni një mikser, të cilin e përdorni për gatimin e ëmbëlsirave, por ai ju spërkat gjithandej sa herë që përzieni diçka me të, zgjidhja më e lehtë është përdorimi i një pjate të letrës, duke i vendosur dy përzierëset e mikserit në të.

KËPUCËT REZISTENTE NDAJ UJIT

Pa marrë parasysh materialin e tyre, nëse e lyeni sipërfaqen e jashtme të këpucëve me dyllë të bletëve, ato do të bëhen rezistente ndaj ujit.

KRIPA PËR PASTRIM TË YNDYRËS

Nëse ju kanë mbetur shenja të ushqimeve të fërguara në enët tuaja, thjesht përdorni një sasi të kripës dhe fërkoni ato me shpuzën e zakonshme të enëve.

(Kosova Sot Online)