Maska prej orizit dhe mjaltit kundër plakjes së fytyrës

  • 25 July 2019 - 08:54
Maska prej orizit dhe mjaltit kundër plakjes së fytyrës

Orizi vlerësohet sidomos në recetat për kujdesin ndaj bukurisë së femrave japoneze, e në kombinim me mjaltin siguron një lëkurë të ripërtërirë të fytyrës. A e keni ditur ju që orizi konsiderohet edhe si pajisje shëruese në kozmetikë? Është i pasur me vitaminat e grupit B, të cilët stimulojnë rritjen e qelizave, parandalojë ose ngadalësojnë plakjen e tyre si dhe përmirësojnë furnizimin me gjak në lëkurë. Pra, është një pajisje. Apo edhe ushqim për një dukje të shkëlqyeshme të fytyrës.

Për shekuj me radhë është përdorur, sidomos i vlerësuar dhe me vlerë të hatashme në recetat e bukurosheve japoneze. Pra, "armatosuni" me fshehtësitë dhe rininë e bukurosheve japoneze dhe njëkohësisht parandaloni plakjen e lëkurës. Në mënyrë që lëkurën gjithmonë ta mbani në një gjendje të kënaqshme dhe për ta parandaluar plakjen e parakohshme, femrat apo bukuroshet japoneze përdorin maskën prej orizit. Kjo maskë shëruese me oriz, qumësht dhe mjaltë, do të bëhet maska juaj e preferuar, sepse pas përdorimit të saj lëkura bëhet më e butë dhe më me shkëlqim.

PËRGATITJA

Merrni 2-3 lugë të supës me oriz dhe e zieni në mënyrë të zakonshme, derisa në momentin kur orizi të jetë zbutur. Ujin në të cilin është zier orizi, të cilin më pas do ta përdorni, e vendosni në një tepsi apo enë të veçantë. Orizin e zier e mbushni me ujë dhe aty shtoni edhe një lugë me qumësht të ngrohtë. Masën e përzieni derisa të bashkohet dhe e shtoni edhe një lugë të madhe me mjaltë. Maskën e vendosni në lëkurën e fytyrës dhe në qafë.

Pas gjysmë ore me kujdes e largoni maskën dhe e shpëlani fytyrën me ujin e orizit. Pos dobive të shumta që sjell orizi, uji i orizit të zier po ashtu në mënyrë të shkëlqyeshme hidraton lëkurën e fytyrës, përmban antioksidues dhe absorbon përbërësit e shkaktuar si pasojë e rrezeve të dëmshme ultra vjollcë të diellit. Për më shumë, orizi parandalon formimin e melaninës dhe me vetë këtë parandalon shfaqjen e njollave.

Ujin e orizit mund ta ruani në frigorifer për rreth katër ditë. Mund ta përdorni në mëngjes dhe në mbrëmje si losion për fytyrë. Mund edhe ta ngrini në akull dhe ta përdorni për pastrimin e fytyrës.  

(Kosova Sot Online)