Mënyrat më të mira për trajtimin e zverdhjes së flokëve

  • 26 July 2019 - 08:35
Mënyrat më të mira për trajtimin e zverdhjes së flokëve

Pa marrë parasysh se sa shumë mundoheni të kujdeseni për flokët tuaj, pothuajse të gjitha femrat ballafaqohen me zverdhjen e flokëve. Megjithatë, zverdhja e flokëve, gjë që është shumë e mërzitshme për të gjitha femrat, mund të parandalohet, nëse ndiqen këshillat e mëposhtme .

PËRDORNI BALSAM VJOLLCË! Nuancat e ngjyrës vjollcë përveçqë duken bukur në flokë, janë edhe kontrast i ngjyrës së verdhë që shfaqet si pasojë e zverdhjes së flokëve, andaj është shumë e rëndësishme që të përdorni balsam me ngjyrë vjollcë, nëse vuani nga një problem i tillë. Balsamet me ngjyrë vjollcë mund të gjenden shumë lehtë dhe efekti i tyre është aq i shpejt, saqë brenda pesë minutash do të ketë ndikim.

INVESTONI NË FILTRA TË UJIT! Depozitat e mineraleve në ujë mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin e flokëve tuaj dhe mund të kenë ndikim të madh në zverdhjen e flokëve. Andaj, vendosja e filtrave të ujit mund të ndikojë sadopak në pakësimin e këtyre mineraleve të dëmshme. Filtrat nuk janë të lirë, mirëpo janë investim i qëlluar, pasi që mund të zgjidhin një problem shumë të madh.

NGJYROSJA E PJESSHME Ngjyrosja e pjesshme e flokëve mund të ketë një ndikim të madh në fshehjen dhe në parandalimin e zverdhjes së flokëve. Në fakt, ngjyrosja e flokëve, sidomos kur është e pjesshme, duhet të bëhet me shumë kujdes dhe nëse ju nuk jeni profesioniste në këtë drejtim, preferohet të shkoni në sallon bukurie.

QËNDRONI LARG DIELLIT DHE PISHINËS! Vera është një periudhë shumë e vështirë për biondet, sepse ekspozimi ndaj rrezeve ultravioletë dhe klorit janë dy nga shkaktarët më të mëdhenj të zverdhjes së flokëve. Parandalimi i zverdhjes së flokëve kërkon një sërë sakrificash, ndërsa të kënaqurit është njëra nga këto sakrifica. Pra, nëse doni ta shmangni zverdhjen e flokëve, shmangni vizitat në pishinë.

(Kosova Sot Online)